Page 47 - Demo
P. 47
45Harmonia dhe ritmiHarmonia është mënyra e kombinimit të elementeve të njëjta në një vepër arti. Ajo arrihet përmes përdorimit të përsëritjes dhe ndryshimeve graduale. Përsëritja e elementeve ka të bëjë me ritmin.Ritmin e gjejmë të pranishëm në çdo manifestim artistik. Në muzikë ritmi është një element themelor, por edhe në artet monumentale, siç është arkitektura (fig. 2), perceptojmë harmoninë e krijuar nga loja e kontrasteve ose e hapësirave dhe elementeve që përsëriten. Në artin abstrakt modern ritmi figurativ është në plan të parë pasi nuk fshihet në aspektin realist të figurave. Në veprën e Teo Van Desburgut, bazë e veprës është ndërtimi ritmik vertikal dhe horizontal dhe ngjyrat e alternuara (fig. 1). Përsëritja e portretit të Elvisit krijon unifikim të veprës (fig. 3). Në të dyja veprat vërejmë që të njëjtat ngjyra e forma përsëriten duke na paraqitur unitet dhe harmoni në vepër.MËSIMI 8PARIMET E ARTITFig. 2. Në shembullin e arkitekturës islame shohim harqet dhe kolonat që përsëriten në mënyrë ritmike.Fig. 3. Endi Urhol, “Elvisi i kuq”, 1962VëzhgojmëOrganizimi i gjuhës artistike në veprat e artitFig.1. Teo Van Desburg, “Ritmi i një kërcimi rus”Artistët i krijojnë veprat e tyre, duke organizuar elementet e artit në mënyra të ndryshme. Kur përpiqen t’i ndërthurin ato në një tërësi, ata përdorin parimet e artit ose ndryshe, rregullat e kompozimit. Për të kuptuar veprën e artit, duhet të njohim se si janë përdorur parimet e artit në të.

