Page 48 - Demo
P. 48


                                    46Fig. 6. Eduard Manet, “Emil Zola”, 1868, vaj në kanavacëFig. 4. Hans Hofmann, “Pompei”, 1959, vaj në kanavacëFig. 5. Lulëkuqja Theksi Shumë artistë përpiqen të krijojnë një pikë të veçantë (një vendndodhje) në vepër për t’i komunikuar një mesazh a ngjarje shikuesit. Kjo pikë e veçantë në kompozim quhet theksi ose qendra e interesit. Nëpërmjet disa shembujve të veprave të artit, ne do të shohim se si mund të krijohet qendra e interesit.Në veprën e Eduard Manet e bardha e librit krijon në mënyrë të menjëhershme qendrën e interesit (fig. 6). E errëta që shoqëron tablonë përreth librit tregon se artisti ka përdorur kontrastin e bardhë e zisë për të krijuar theksin. Kontrasti i ngjyrave është një mënyrë e fuqishme për të krijuar theksin në një vepër (fig. 4). Në figurën 5, lulëkuqja e vendosur mbi sfondin e bardhë tërheq vëmendjen tonë si për nga forma, ashtu edhe për nga ngjyra.
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52