Page 49 - Demo
P. 49
47Fig. 7. Xhakomo Bala (Giacomo Balla), “Vajza që vrapon në ballkon”, vaj në kanavacë, 1912Fig. 8. Fotografi grafiti urban Fig. 9. Arti sumerProporcionetProporcioni është një parim i artit që ka të bëjë me marrëdhëniet e disa elementeve me veprën e artit dhe me marrëdhëniet midis vetë elementeve. Shpesh proporcionet janë të lidhura ngushtë me theksin. Në qoftë se kemi më shumë ngjyra intensive se të shuara, ose më shumë sipërfaqe të ashpra se të lëmuara, atëherë themi se është krijuar theksi. Në të njëjtën mënyrë, format e mëdha të krahasuara me ato të voglat krijojnë theks pamor (fig. 8). Syri i shikuesit mund të tërhiqet nga forma e madhe. Në shumë kultura të shkuara, artistët e përdornin parimin e proporcionit për të vënë në pah figurën më të rëndësishme në veprën e tyre të artit. Figurat më të rëndësishme bëheshin të mëdha për t’u spikatur më shumë se të tjerat (fig. 9).LëvizjaParimi i lëvizjes në art përdoret për të krijuar ndjenjën e aksionit dhe për të udhëhequr shikuesin përgjatë veprës së artit. Sigurisht që në veprat dydimensionale ideja e lëvizjes është iluzionare. Në një vepër arti ajo bëhet e dukshme për shikuesit gjatë ndryshimit të marrëdhënieve midis ngjyrave, formave, linjave dhe sipërfaqeve. Lëvizja shfrytëzohet edhe për të tërhequr vëmendjen e shikuesit drejt qendrës së interesit (theksit) ose për t’u siguruar që pjesa më e madhe e veprës të vëzhgohet, si në rastin e pikturës “Natë me yje” të Van Gogut (shih, fq. 176). Efekti i mozaikut që ka përdorur artisti e copëzon imazhin e vajzës, duke e detyruar shikuesin të mos përqendrohet në formën e saj, por në lëvizjen e saj të copëzuar përmes kohës dhe hapësirës (fig. 7). Lëvizja e saj, edhe pse me linja të paqarta midis çdo hapi, është padyshim në vazhdimësi.

