Page 52 - Demo
P. 52
50Figura së bashku me veshjen krijojnë formën e një trekëndëshi të qëndrueshëm me bazë nga poshtë. E kuqja e ndritshme e veshjes thekson më shumë portretin e Madonës dhe të fëmijës, duke e bërë pikërisht këtë pjesë qendrën e kompozimit (fig. 2). Në pikturën e Rëne Magrit “Familja e madhe” kontrasti domethënës që krijohet midis mjedisit të zymtë dhe zogut me re të bardha dhe qiell të ndriçuar tërheq vëmendjen tonë. Silueta dhe ngjyra imponohen në figurën e pëllumbit, duke e bërë atë një figurë qendrore (fig. 3).Fig. 3. Rëne Magrit (Rene Magritte), “Familja e madhe”, 1963Fig. 4. Piter Brygel (Pieter Brygel) i vjetri, “Grindja mes karnavaleve dhe huadhënies”, 1559Fig. 6. Rafaelo Sancio (Raffaello Sanzio), “Shndërrimi”, 1520Fig. 5. Joan Miro, “Karnavalet e Arlekinit”, 1924-1925Në veprën “Karnavalet e Arlekinit” të artistit Joan Miro, elementet piktorike dhe grafike janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë pikturën. Shihet qartë shpërndarja e të zezës, blusë, të bardhës, të verdhës dhe të kuqes bashkë me format që i përfaqësojnë (fig. 5).Simetria dhe asimetriaNë antikitet, simetria e formave konsiderohej një cilësi bukurie. Krijimi i ekuilibrit dhe i qëndrueshmërisë në imazh çlodh syrin dhe krijon një ndjenjë qetësie. Këto karakteristika i gjejmë shpesh në monumentet e së shkuarës dhe në artet dekorative të pothuajse të të gjitha kulturave. Simetri në kompozim kemi atëherë kur elementet janë të pasqyruara njësoj në të dyja anët e aksit imagjinar të simetrisë. Pesha e shpërndarëNë veprën e piktorit flamand Piter Brygel i vjetri, pesha nuk përqendrohet në një figurë mbizotëruese, por përhapet në mënyrë të njëtrajtshme. Kompozimi është i ekuilibruar dhe syri ynë vëzhgon njerëzit që kanë pushtuar sheshin (fig. 4). Në pikturën e Rafaelos skema kompozicionale e veprës mbështetet te simetria. Figura e mesit qëndron në qendër të kompozimit pikërisht në aksin e simetrisë. Figurat në anësore janë vendosur në të njëjtin pozicion dhe lëvizje. Skema e fortë simetrike i jep shumë peshë

