Page 53 - Demo
P. 53
51figurës qendrore, gjë që përforcohet nga drita rrethore në pjesën e reve (fig. 6). Fig. 8. Projekt i Mikelanxhelos për Shën PjetrinFig. 11. Umberto Boçoni (Umberto Boccioni) (1882-1916), “Forma unike në hapësirë”, 1913, bronzFig. 10. Zogj të gdhendur në dru, relievFig. 9. Auditori i Tenerifit, arkitekti Santiago Kalavatra (Santiago Calatrava), “Santa Cruse de Tenerife” Spanjë, 2003Simetria dhe asimetria në arkitekturëAuditori i Tenerifit shfaqet asimetrik në faqen ballore. Ndërtesa është e famshme për harkun e saj të madh, i cili mbështetet vetëm në dy pika në njërën anë, ndërsa maja që është pezull duket sikur sfidon forcën e rëndesës (fig. 9).Simetria dhe asimetria në skulpturëFig. 7. Klod Monet (Claude Monet), “Kamila në plazhin Truvil”, 1870, vaj në kanavacëNë Rilindje, rregullat e kompozimit simetrik të elementeve të jashtme dhe të brendshme të arkitekturës, ishin kthyer në një kod. Arkitektët vazhduan të punonin në kërkim të simetrisë deri nga fundi i shek. XX, kur ajo nuk përbënte më një standard të detyrueshëm në kompozimet arkitekturore. Projekti i Mikelanxhelos për Bazilikën e Shën Pjetrit (fig. 8) i përgjigjet në mënyrë rigoroze kanunit të simetrisë si në elementet e jashtme, ashtu edhe në ato të brendshme të ndërtesës. Simetria dhe asimetria janë të pranishme në veprat e skulpturës si ato në reliev, ashtu edhe ato të rrumbullakëta. Simetria krijon idenë e qëndrueshmërisë dhe të ekuilibrit (fig. 10), ku pallonjtë e vendosur në profil përballë qendrës theksojnë simetrinë e kompozimit.Asimetria në një vepër arti ka të bëjë me krijimin e ekuilibrit jo simetrik. Mënyra përmes së cilës asimetria krijon ekuilibrin bazohet në cilësinë e ngjyrave, të intensitetit, të vlerave, të formave dhe të masave. Piktura “Në Plazh” e Klod Monet është një shembull i ekuilibrit asimetrik në pikturë. Edhe pse personazhi është i vendosur në njërën anë të pikturës, njollat e errëta të personazheve në largësi, por në anë të kundërt me figurën e ekuilibrojnë kompozimin (fig. 7). Ndërsa asimetria e zhvendos peshën e kompozimit mbi pjesë të ndryshme të veprës. Skulptura në bronz e Umberto Boçonit, paraqet një figurë njeriu shumë dinamike. Paraqitja e figurës nuk është realiste dhe kompozimi është asimetrik. Pjesë të ndryshme të trupit janë trajtuar në mënyrë të atillë që të krijojnë idenë e lëvizjes (fig. 11).

