Page 54 - Demo
P. 54
52Vëzhgo kompozimet gjeometrike të Pit Mondrian. Në kompozimin në figurën 14 artisti e krijon ekuilibrin nëpërmjet shpërndarjes së ngjyrave në mënyrë të njëtrajtshme, të karakterizuara nga format gjeometrike. Në dy veprat e tjera ai ka realizuar një kompozim të thjeshtë dhe të ekuilibruar nëpërmjet përdorimit të tri ngjyrave: e verdhë, blu dhe e kuqe (fig. 12, 13).Fig. 14. Pit Mondrian (Piet Mondrian), (1872-1944), kompozim, 1916, vaj në kanavacë, 120x75,6 cmFig. 13. Pit Mondrian, “Kompozim”, 1921, vaj në kanavacëFig. 12. Pit Mondrian, “Kompozim me të verdhë, blu dhe të kuqe”, 1937-1942, vaj në kanavacëVEPRIMTARI Ide për të krijuarKrijo një kompozim duke iu referuar njërit prej shembujve kompozicionalë që ka përdorur artisti. Zgjidh tri ngjyra sipas dëshirës dhe përdori në forma drejtkëndore për të ruajtur ekuilibrin e formave dhe të ngjyrave. Ngjyrat kanë vlera të ndryshme të ndriçimit, ngjyra blu për shembull është më pak e ndriçuar se e verdha, e cila ka edhe vlerën më të madhe të intensitetit (ndriçimit).Mbaj parasysh që kur dy ngjyra vendosen afër njëra-tjetrës është e rëndësishme të gjendet një ekuilibër mes tyre. MATERIALE: letër, laps, flamastera (tempera), vizore.

