Page 56 - Demo
P. 56


                                    54ProporcionetPërmasat e tij ndryshojnë, por duke ruajtur gjithmonë raportin mes pjesëve si: koka, busti, krahët dhe këmbët. Në çdo person të rritur, pavarësisht nga gjatësia dhe zhvillimi muskulor, këto elemente duhet të respektojnë një sistem raportesh, i cili ka qenë objekt studimi që në antikitet.Që në shek. V p.e.r. skulptori grek Polikleti sugjeronte ndarjen e figurës së njeriut në tetë pjesë vertikale, ku secila ndarje kishte përmasat e kokës. Ky është një sistem proporcionesh ideale, pasi në realitet proporcionet ndryshojnë nga një person te tjetri.Vëzhgoni skemën e proporcioneve ku çdo ndarje i përgjigjet pikave kryesore të kyçeve si: qafa, sqetullat, beli, vithet, gjunjët. Koka zë një kuadrat, busti dhe krahët gati 3 kuadrate dhe këmbët 4 kuadrate (fig. 2 ).Ky sistem proporcionesh është i vlefshëm për çdo person të rritur, qoftë femër apo mashkull. Raporti proporcional është ndryshe te fëmijët, ku koka i përgjigjet ¼ e gjatësisë së trupit, ndërsa te një adoleshent raporti është rreth 1 me 7.Që në kohët antike artistët e kanë paraqitur trupin e njeriut në veprat e tyre, kanë studiuar raportet e përmasave midis pjesëve të trupit, duke përcaktuar edhe rregullat proporcionale.Fig. 2 Fig. 3MËSIMI 10Trupi i njeriutFig. 1. A. Durer (Albrecht Dürer), “Adami dhe Eva”, 1504, grafikë e stampuar, 25,1x20cmNë punën e tij Dyreri tërhiqet gjithnjë e më shumë nga ideja se forma e përsosur njerëzore përkon me një sistem matjesh proporcionale. Nga fundi i jetës ai shkroi disa libra në lidhje me kërkimet e tij mbi proporcionet e njeriut. Trupi i njeriut formohet nga skeleti, muskujt dhe kyçet që janë ngushtësisht të lidhura mes tyre. Kanuni egjiptian i proporcioneveKanuni egjiptian i proporcioneve bazohej në masën e grushtit të njeriut. Distanca nga vija e flokëve deri te shputa e këmbës, sipas kësaj njësie matëse, është 18 grushte dhe gjatësia e shputës së këmbës 3 grushte e gjysmë. Ky kanun dhe pozat karakteristike të figurave egjiptiane u përdorën për një periudhë mbi 2000-vjeçare (fig. 3). 
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60