Page 57 - Demo
P. 57


                                    55Fig. 4. Kanuni grek i proporcioneveFig. 5. Françesko di Xhorxhio Martini (Francesco di Giorgio Martini), ilustrim, 1492-1502Fig. 6. Njeriu vitruvian, vizatuar nga Leonardo da Vinçi, 1487 Fig. 7. Vizatim ngaMikelanxheloFig. 8. Eduard Mujbrixh (Edward Muybridge), “Burri që vrapon”, 1881Fig. 9. Marsel Dushamp (Marchel Duchamp), “Fotografi duke zbritur shkallët”, 1952Kanuni grek i proporcioneveKanuni grek i proporcioneve përdorte gjatësinë e kokës si njësi matëse për trupin ideal. Siç e pamë, skulptori grek Polikleti ka përcaktuar proporcionet ideale për trupin e njeriut, atë të raportit midis kokës dhe gjatësisë së trupit 1/8 (fig. 4). Njeriu në Rilindje Në periudhën e Rilindjes, studimi i figurës së njeriut mori një vlerë të rëndësishme ku u pa si shembull i harmonisë së përsosur, e cila diktohet nga ligjet që rregullojnë universin. Arkitekti Françesko di Xhorxhio Martini (Francesco di Giorgio Martini) e përpjesëtoi, duke e vendosur trupin e njeriut brenda një kryqi latin (fig. 5). Figura e njeriut në lëvizjeNë lëvizje figura e njeriut merr pozicione të ndryshme, herë simetrike, herë asimetrike (çka ndodh më shpesh). Mendoni lëvizjet e thjeshta që bëjmë në çdo moment të ditës, ecim, ngremë krahët, rrotullojmë bustin etj. Gjatë realizimit të veprimeve, trupi ynë kryen lëvizje ritmike dhe harmonike që krijojnë konfigurime komplekse, shpesh të vështira për t’u fiksuar në një imazh. Artisti apo fotografi mbështetet në aftësinë dhe ndjeshmërinë e tij për të fiksuar këto momente që në realitet zgjasin një çast (fig. 8).Me ardhjen e fotografisë e më pas të kinematografisë u bë e mundur të fiksoheshin imazhe, të cilat normalisht i rrëshqasin syrit të njeriut. Veprime të tilla që realizohen në një periudhë shumë të shkurtër, tashmë mund të shqyrtohen në çdo fazë të tyre dhe të zbulojmë kështu që mund të jenë shumë harmonike dhe elegante (fig. 9).Ndërsa Leonardo da Vinçi (Leonardo da Vinci) e paraqiti trupin e njeriut ideal brenda një kuadrati dhe një rrethi. Raporti midis këtyre figurave gjeometrike përcaktohet nga proporcionet që merr vetë trupi. Qendra e rrethit korrespondon me kërthizën e njeriut (fig. 6). 
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61