Page 58 - Demo
P. 58
56Në veprimtaritë sportive, të cilat shoqërohen me lëvizje të forta, trupi është gjithmonë jashtë qendrës së rëndesës dhe vetëm shpejtësia e lëvizjes dhe rikthimi i menjëhershëm në pozicionin e ekuilibrit bën të mundur që sportisti të mos bjerë. Vëzhgo veprën e Marsel Dushamp (fig. 10) dhe mënyrën se si ai krijon lëvizjen nëpërmjet mbivendosjes së figurës. Kërko imazhin e një sportisti në revista ose gazeta sportive. Kopjoje me saktësi siluetën e sportistit. Prite me saktësi figurën, duke krijuar kështu një stampë stensil (me letër) (fig. 11). Vendose stampën e përftuar mbi një fletë vizatimi dhe ngjyrose duke përdorur bojëra uji. Përsërite veprimin duke zhvendosur dhe duke mbivendosur figurën. Përdor tonalitetet e ngjyrës për çdo figurë të mbivendosur. Në këtë mënyrë do të përfitosh një figurë në lëvizje (fig. 12).Fig. 10. Marsel Dushamp, “Nudo që zbret shkallët”, 1912Fig. 11. Fig. 12.VEPRIMTARI Ide për të krijuarMATERIALE: letër, laps, bojëra uji (tempera ose akuarele), revista sportive (me figura në lëvizje), gërshërë.

