Page 59 - Demo
P. 59


                                    57Portreti është një gjini e artit e përhapur që në kohët antike. Në skemat kompozicionale të portretit paraqitet një person me figurë të plotë ose më shpesh gjysmëbust, ku përfshihet fytyra dhe shpatullat. Artisti, gjatë riprodhimit të pamjes së jashtme të personazhit, përpiqet të kapë edhe veçori të personalitetit të tij, si p. sh., një buzëqeshje të veçantë, mënyrën e vështrimit, butësinë, shprehësinë apo seriozitetin që e karakterizon.Fig. 2. Portret gruaje e shoqërisë së lartë romake, 98-117 e.r.Fig. 3. Portret i një burri të vjetër, gjysma e shek. I p.e.r., mermerMËSIMI 11PortretiFig. 1. Leonardo da Vinçi, “Proporcionet e kokës”, 1488-1489Bukuria e portretit, ashtu siç e tregon historia e artit, ndryshon në epoka të ndryshme dhe sipas stilit të artistëve, por harmonia e raportit midis elementeve që e formojnë atë është gjithmonë treguesi i përsosmërisë.Shembujt më të hershëm të portreteve individuale në art vijnë nga Roma e lashtë, si ato në pikturë realizuar kryesisht me tempera në një panel druri, ashtu edhe ato në skulpturë (fig. 2, 3).
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63