Page 60 - Demo
P. 60
58Në Rilindje portreti në veçanti mori një status të rëndësishëm, ashtu si mendimi njerëzor dhe personaliteti i tij. Portretet paraqiten me kujdes të veçantë në të gjitha detajet. Fisnikë dhe të pasur paguanin me dëshirë piktorët për një portret mbi telajo (fig. 4).Fig. 4. Diptiku i Dukës së Urbinos dhe i gruas së tij, pikturuar nga Piero della Francesca, është një nga veprat më të famshme të Rilindjes italiane. Kjo vepër u realizua midis viteve 1465-1472.Fig. 5. Pol Sezan (Paul Cezanne), “Madam Sezan”, 1888-1890, vaj në kanavacë, 116,5x89,5 cmFig. 6 Van Gog (Van Gogh), “Autoportret\1887Fig. 7. Andre Derë (Andre Derain), “Portret i Henri Matis”, 1905Nga mesi i shekullit XIX, në portret, ashtu si dhe në zhanret e tjera të artit figurativ filloi të mbizotërojë interpretimi i subjektit mbi atë të paraqitjes së tij besnike. Thelbësor në këtë rol të ri, luajti shpikja e fotografisë që provokon ndryshimin e destinacionit të portretit. Tashmë nuk pikturohet vetëm personazhi fisnik, por edhe borgjezi dhe intelektuali (fig. 5). Portreti në pikturë apo në skulpturë bëhet një pretekst për të bërë një interpretim të lirë dhe personal të subjektit. Autoportreti është një zhanër i portretit, i cili u bë popullor gjatë periudhës së Rilindjes (fig. 6). Në fillim të shekullit XX realiteti shihej me sy tjetër dhe ngjyra si një mjet shprehës u përdor si çelës kundër natyralizmit. Për shembull, në pikturën e Andre Derë një rol të rëndësishëm nuk luan ngjashmëria e personazhit, por mënyra e përdorimit të ngjyrës. Ngjyrat nuk janë reale dhe zonat me ngjyra që bëjnë kontrast e ndajnë në dy pjesë fytyrën. Drita dhe hija të shoqëruara me ngjyra të ngrohta dhe të ftohta i japin portretit gjallëri shprehëse (fig. 7).

