Page 61 - Demo
P. 61
59Portret në Pop art (Projekt në grup)Një nga artistët me të cilin personifikohet Pop Arti ishte Endi Urhël (Andy Warhol). Ai ka punuar fillimisht si një “artist komercial” dhe subjektet e tij zgjidheshin nga imazhet e kulturës masive, si: reklamat, histori komike, gazeta, TV dhe filma. Në vitin 1962 ai filloi të realizojë në teknikën e serigrafisë personazhe të famshme si Marilyn Monroe, Elvis Presley, Troy Donahue, dheElizabeth Taylor, duke përdorur transferimin e imazhit fotografik të zmadhuar në pikturat e tij nëpërmjet projektorit. Krijoni edhe ju portretin e përbashkët Pop ArtNë këtë projekt mund të bashkëpunojnë nga 10 deri në 20 persona. Çdo pjesëmarrës plotëson një pjesë ose dy (në varësi të numrit të pjesëmarrësve) të imazhit dhe më pas ato bashkohen për të krijuar një punë të vetme. Qëllimi e këtij mësimi qëndron në faktin se të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht nga aftësitë e tyre individuale artistike, kontribuojnë në suksesin e të gjithë projektit dhe rrjedhimisht edhe përgjegjësia është e ndarë te të gjithë. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të realizuar projektin.Hapi i parë: Krijimi i modelitNë fillim gjeni fotografinë e portretit të një personazhi të dashur për ju. Printojeni atë në formatin A2. Kopjoni mbi një letër të hollë siluetën e portretit dhe siluetën e hijes si në shembullin e dhënë në fig. a. Më pas, me vizore, ndajeni modelin në kuadrate. Hapi i dytë: Prerja dhe ndarja e modelitPritni me gërshërë kuadratet e modelin dhe shpërndajini te anëtarët e grupit (fig. b).Çdo anëtar i grupit ngjyros pjesën ose pjesët e tij në mënyrë individuale (fig. c). Shënim: Është e rëndësishme të përdoren ngjyra të ndritshme, motive ose tekstura për zonat në dritë dhe ngjyra të errëta, motive ose teksturë për zonat në hije të portretit.Për përzgjedhjen e mjeteve dhe ngjyrave grupi bie dakord paraprakisht për idenë përfundimtare. Kombinimet rastësore të ngjyrës dhe të teksturës mund të prodhojnë rezultate të paparashikueshme dhe efekte interesante.Hapi i tretë: Rindërtimi i portretitKur të gjitha pjesët e veçanta kanë përfunduar, bashkohen dhe ngjiten së bashku mbi një letër duke sjellë një interpretim interesant dhe të papritur të portretit (fig. d). VEPRIMTARIIde për të krijuarFig. aFig. bFig. cFig. d

