Page 63 - Demo
P. 63
61TEMATIKA:KRIJIMTARIA DHE PERFORMANCA ARTISTIKE piktura mbi pëlhurë; kolazhi; mozaiku; grafika; fotografia digjitale dhe ajo tradicionale (me film); grafika e dizajnit dhe ajo e shtypit; projektimi i objekteve; gdhendja: modelimi dhe derdhja; skenografia; urbanistika;arti publik: muralet dhe grafiti urban.Rezultatet e të nxënitNxënësi/ja: zbulon zhvillimin e teknikave artistike me qëllim zbatimin e tyre në mënyrë krijuese; përdor mjetet dhe materialet e duhura në lidhje me teknikën e realizimit të punimit; organizon informacionin, përcakton fazat dhe kohën që i duhet për të realizuar punimin me një teknikë të caktuar; shpreh idetë në mënyrë origjinale nëpërmjet përdorimit me kompetencë të teknikave artistike. Kjo tematikë ka për qëllim të zhvillojë disa çështje që i referohen përdorimit të teknikave artistike profesionale tradicionale dhe të atyre të viteve të fundit.Përshkrimi i mjeteve dhe i rregullave me të cilat përpunohen materialet, këndvështrimi i zhvillimit të tyre historik dhe veprimtaritë me ide krijuese shoqërohen me shembuj të larmishëm veprash që janë pjesë e historisë së artit, por pa lënë mënjanë ato të artit bashkëkohor.Idetë krijuese, duke filluar që nga teknika e vizatimit në ilustrimet komike, në fushën e modës dhe të arkitekturës, për të kaluar më pas në teknikat e pikturës, të stampimit, të fotografisë, të dizajnit, të skulpturës dhe të konstruksionit në projektimin urbanistik dhe në skenografi, shërbejnë si një pikënisje për të zhvilluar një gjuhë personale dhe për të shprehur krijimtarinë personale.MËSIMET 1 – 17 Njohuritë TEKNIKAT: vizatimi në ilustrimet komike, në ilustrimet e modës dhe në arkitekturë;

