Page 64 - Demo
P. 64
62MËSIMI 1Teknika e vizatimit në ilustrimet komikeIlustrimet komike janë histori të ndërtuara në një seri vizatimesh që propozojnë një seri skenash që përqendrohen në bëmat e një ose më shumë personazheve. Për ilustrimet komike përdoret një gjuhë specifike ku thelbësore janë: lëvizja që karakterizon figurat; ekzagjerimi i disa gjesteve dhe sjelljeve të personazheve. Kjo teknikë kërkon thjeshtëzimin në përdorimin e dritëhijes, të linjës dhe të distancave midis objekteve të paraqitura.Materialet e përdoruraMjeti që përdoret zakonisht për ilustrimet komike është lapsi. Ai përdoret për të skicuar variantet e para të skenave dhe të personazheve. Pavarësisht se linja e lapsit zhduket në fazën e dytë kur përdoret rapidografi (me bojën e kinës), cilësia e vizatimit varet shumë nga mënyra se si e përdorim lapsin. Mbas punës së bërë me laps dhe rapidograf mund të përdoren flamastera me trashësi sipas dëshirës, por duke pasur parasysh se nëse duam të realizojmë shumë detaje, flamasterat me majë të hollë mund të na ndihmojnë më shumë. Ngjyrosjen mund ta realizojmë edhe me bojëra uji.Fig. 2. Uinsor Mekey (Winsor McCay), “Nemo i vogël”, 1905Fig. 3. Personazhi GarfildFig. 1. Roi Lihtenshtein (Roy Lichtenstein), “Studio e artistit nr. 1”, 1973, vaj, akrilik në kanavacëRealizimi i ilustrimit komikNë fillim është e rëndësishme të krijohet një personazh, të cilit i jepen karakteristika të veçanta fizike dhe të veshjes. Pastaj mendohet historia, e cila ndahet në shumë skena, duke i kushtuar rëndësi mjedisit, i cili përcakton më mirë personazhin dhe ngjarjet. Në çdo vizatim duhet ruajtur i njëjti stil si në paraqitjen e personazheve e të objekteve, ashtu edhe të mjedisit. Skenat shoqërohen me dialogë të shkurtër që vendosen brenda të ashtuquajturës “re”. Një ilustrim komik mund të realizohet nga fillimi deri në fund nga një person ose nga persona që kryejnë procese të ndryshme të realizimit.

