Page 67 - Demo
P. 67
65Isi Mijak (Issey Miyake) (1938) është sot një figurë shumë e njohur në fushën e modës. Për më shumë se katër dekada ai ka krijuar tekstile, veshje, aksesorë për njerëz që pëlqejnë kulturën pamore bashkëkohore. Në shumë nga koleksionet e tij ai është frymëzuar nga teknika e origamisë, një teknikë e vjetër tradicionale japoneze që ka të bëjë me krijimin e formave tredimensionale nëpërmjet palosjes së letrës. Vëzhgo me vëmendje vizatimet e tij dhe mjetet që ka përdorur për realizimin e tyre.Realizo vizatimin e një veshjeje sipas idesë që dëshiron.Përdor figurën e modës (fig. 9) dhe më pas vizato idenë me laps.Ngjyros veshjen me flamastera.Fig. 8. Isi Mijak, skicë, 1969, (vizatim me flamastera)Ajo që bie në sy në figurën e modës është se proporcionet e trupit janë ndryshe nga ato të trupit real. Për këtë arsye quhet figurë “e stilizuar”. Ajo paraqet një figurë të zgjatur në të cilën masa e kokës hyn 9 herë në gjatësinë e trupit.Fig. 9. Figurë modeFig. 5. Isi MijakFig. 6. Isi Mijak, skicë, 1994, (vizatim me laps)Fig. 7. Isi Mijak, skicë për projektin me temë “Parajsa e humbur”, 1976, (vizatim me flamastera)VEPRIMTARI Ide për të krijuarMATERIALE: letër, laps, flamastera.

