Page 68 - Demo
P. 68


                                    66MËSIMI 3Teknika e vizatimit në arkitekturëSi të gjithë artistët: piktorët, skulptorët etj., që e përdorin vizatimin për të hedhur idetë e tyre mbi projektet e kompozimet artistike, edhe projektuesit e një ndërtese hedhin mbi letër në formën e skicës idenë fillestare. Për të zhvilluar më tej idenë dhe për ta bërë të kuptueshme për ata që do ta miratojnë dhe për ata që do të merren me realizimin e projektit, përdoren teknika të vizatimit teknik e gjeometrik. Planimetria e një ndërtese, paraqet pamjen nga lart, duke vënë në dukje perimetrin e jashtëm dhe muret ndarëse të dhomave. Në çdo hapësirë të ndarë vendosen tregues të funksionit të secilit ambient, p. sh., nëse është ambient banimi paraqitet kuzhina, dhoma e ndenjjes, dhomat e gjumit, banjat, depo, garazhi ose ndonjë hapësirë tjetër e mundshme. Fig. 2. Planimetria Fig. 3. Aksonometria dhe paraqitja perspektiveFig. 1Vizatimet në arkitekturë kanë si qëllim të tregojnë karakteristikat e ndërtesave nëpërmjet treguesve të saktë të përmasave të elementeve arkitektonikë si: muret, dritaret, kolonat dhe hapësirat e brendshme.Për të paraqitur faqet e jashtme të ndërtesës përdoret perspektiva. Përveç vizatimit të mureve të jashtme realizohet edhe vizatimi i një pjese të brendshme të ndërtesës.Në fund, për t’i dhënë një pamje më të kompletuar të ndërtesës, nevojitet përdorimi i gjeometrisë përshkruese të quajtur aksonometri. Vizatimet arkitektonike janë të nevojshme sa herë ndërtohet një objekt, kur shitet ose blihet dhe kur duhen bërë modifikime.
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72