Page 69 - Demo
P. 69
67Projektimi i planimetrisë së një apartamentiNë një projekt duhet të merren parasysh nevojat fizike dhe psikologjike të njeriut, për sa i përket hapësirave në lidhje me numrin e banorëve që do të jetojnë në të. Gjithashtu, duhet pasur parasysh, që secili nga ne ka nevoja fizike për një shtrat, për një vend ku të vendosë rrobat personale dhe nevojën psikologjike për të mbajtur dhe për të parë rreth vetes objekte dhe imazhe që i interesojnë. Ka nevojë për një kënd personal me një tavolinë për të studiuar, një bibliotekë apo për një kolltuk të rehatshëm për të pushuar.Fig. 4. Planimetri e një apartamenti për një familje në çift (ambienti i ditës me kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjë)Fig. 5. Planimetria e një apartamenti për një familje që përbëhet nga prindërit dhe një fëmijë (ambienti i ditës me kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjë)VEPRIMTARI Ide për të krijuarNjë apartament me sipërfaqe rreth 80 m2 për një familje që përbëhet nga prindërit dhe dy fëmijë vajza.Një apartament me sipërfaqe 100 m2 për një familje që përbëhet nga prindërit dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.Një apartament me sipërfaqe 50 m2 për një person të rritur që jeton vetëm.MATERIALE: letër, laps, vizore, rapidograf (sipas dëshirës mund të përdorësh dhe lapsa me ngjyra). Realizo një planimetri të një apartamenti duke pasur parasysh standardet e mësipërme dhe duke zgjedhur dimensionet si më poshtë.Vëzhgo shembujt e planimetrive në fig. 4, 5.

