Page 7 - Demo
P. 7


                                    5TEMATIKAVeprat e artit janë një mënyrë e veçantë e organizimit të elementeve të dukshme ose jo të dukshme. Për të njohur çdo objekt arti, duhet të shkojmë përtej asaj që duket dhe të zbulojmë të padukshmen. Në këtë rast, përfshirja në procesin e kritikës së artit na mundëson njohje më të thellë rreth veprës së artit, pra mesazhin që ajo mbart. Për këtë, është e rëndësishme njohja me mënyrën se si artistët e kanë përdorur gjuhën artistike në veprat e tyre.MËSIMET 1 – 3ARTI DHE STUDIMI I TIJKRITIKA E ARTIT: TË MËSOJMË NGA VEPRAT E ARTITESTETIKA: CILËSITË ESTETIKE DHE TEORITË E ARTIT ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIKO-ARTISTIK Njohuritë:  Arti dhe studimi i tij Teoritë e artit; Leximi i veprës së artit.Rezultatet e të nxënitNxënësi/ja:vëzhgon vepra të ndryshme arti dhe përshkruan elementet e gjuhës artistike;reflekton se si arti dhe estetika ndikojnë në jetën tonë të përditshme dhe mbi arsyet, përse njerëzit studiojnë artin;zbulon qëndrimet estetike dhe teoritë e artit;përdor hapat e kritikës së artit për të lexuar një vepër arti.
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11