Page 72 - Demo
P. 72
70Kolazhi është një proces që ka të bëjë me ngjitjen dhe kompozimin e materialeve të ndryshme, zakonisht prej letre, mbi një mbështetëse. Kjo lloj teknike i ka hapur rrugë përdorimit të materialeve të zakonshme.Kubistët e përdorën kolazhin duke filluar nga viti 1912. Artisti spanjoll Juan Gris përdorte në këto vite faqe të gazetave dhe partitura muzike. Futuristët praktikonin kolazhin që nga viti 1914, duke përdorur vetëm letër, të ngjyrosur ose të stampuar. Një pjesë e mirë e artistëve të avangardës së shekullit XX e kanë përdorur kolazhin, ndër ta Dushamp (Duchamp), Maks Ernst (Max Ernst) etj. Teknika e kolazhit pati përdorim të gjerë në vitet ‘60 të shek. XX.Fig. 2. Juan Gris (Juan Gris), “Mëngjesi”,1914Nga kolazhi në veprat tredimensionaleFig. 4. Artisti Robert Bradford në 2004 filloi të përdorte lodra të vjetra për të krijuar asemblazhe.MËSIMI 5Kolazhi Fig. 1. Pablo Pikaso (Pablo Picasso), studioja e artistit, 1912Fig. 3. Henri Matis (Henri Matisse), “Trishtimi i mbretit”, 1952Shumë artistë bashkëkohorë e kanë përdorur kolazhin, të tërhequr nga aspekti teknik dhe nga mënyra e manipulimit të materialeve. Konstruksioni i objekteve, pak a shumë kompleks me tre dimensione është një derivat i kolazhit. Përdorimi i materialeve të riciklueshmeNë fillim të shek. XX një tendencë eksperimentale e artit u orientua në vlerësimin e objekteve industriale dhe të kulturës si pjesë përbërëse e shprehjes artistike. Pikërisht Pop Arti ishte ai që përdori objekte industriale në kompozimet artistike. Artistët, gjithashtu, kanë përdorur materiale të riciklueshme në krijimin e kolazheve dhe asemblazheve tredimensionale.

