Page 74 - Demo
P. 74
72MËSIMI 6MozaikuMozaiku është një imazh i realizuar nëpërmjet ngjitjes së shumë elementeve të vogla katrore (prej guri ose prej xhami) mbi një sipërfaqe. Qytetërimet antike e përdornin këtë teknikë për të veshur dyshemenë, muret e vilave ose të banjave. Kjo teknikë mori përhapje të madhe në periudhën bizantine të mesjetës, nëpër kisha dhe bazilika.Mozaiku një teknikë antikeRealizimi i mozaikut bëhet mbi një vizatim të përgatitur më parë, sipër të cilit fiksohen gurët. Në Romën antike dhe në periudhën e Bizantit gurët ngjiteshin direkt në mur, duke u zhytur në suvanë e patharë.Teknika mesjetareNga shekulli XII e në vazhdim, mjeshtrit e mozaikut aplikuan një teknikë tjetër. Copëzat e mozaikut vihen mbi një panel të fortë druri dhe sipër tyre vendoset një kanavacë me sipërfaqen plot me ngjitës, duke e shtypur. Copëzat e mozaikut ngjiten në kanavacë, e cila merret pastaj nga paneli i drurit dhe vendoset mbi një sipërfaqe horizontale për t’i kryer punimet e fundit. Në vijim, mozaiku shtypet në murin me suva të patharë, çka bën që imazhi (mozaiku) të kalojë nga kanavaca në mur.Fig. 2. Mozaik romak Fig. 3. Realizimi i një mozaiku bizantinFig. 1

