Page 76 - Demo
P. 76


                                    74Teknika e shtypit është zbuluar shumë kohë më parë në Kinë. Në fillim ky proces mund të jetë përdorur për të krijuar përsëritjen e motivit në copë (stampimi në copë). Më pas u përdor edhe mbi letër. Disa besojnë se përdorimi më i vjetër i kësaj teknike është bërë në manifakturat e kartëmonedhave. Shtypi u zhvillua në Evropë në shekullin XV. Më pas artistët filluan të kuptojnë vlerat e kësaj teknike duke e aplikuar në prodhimin e arteve të bukura. Teknikat grafike të shtypit mund të klasifikohen në: grafika e shtypit me reliev dhe në sipërfaqe të sheshtë.Fig. 2. Daltat e gdhendjes së druritFig. 3. Procesi i litografisëMËSIMI 7Teknikat grafike të shtypitFig. 1. S. Xhirardi (S. Girardi), \dhe imazhi i përftuar në letër, 1986 Teknika grafike e shtypit me reliev Imazhi origjinal nga i cili mund të përftohen kopjet e shtypit quhet imazhi bazë. Imazhi bazë krijohet mbi një sipërfaqe (dru), duke gdhendur pjesët që duhet të qëndrojnë të bardha dhe duke lënë me reliev pjesët që do të krijojnë kontakt me bojën e kinës. Ky shtyp emërtohet sipas materialit në të cilin gdhendet imazhi bazë: Teknika grafike e shtypit në sipërfaqe të sheshtëLitografia vjen nga greqishtja (lithos-gur). Më parë për krijimin e imazhit-bazë përdorej guri, tani përdoren lastrat metalike prej zinku ose alumini. Ky proces shtypi, bazohet në parimin që yndyra nuk përzihet me ujin. Vizatimi bëhet me lapsa specialë me yndyrë. Kur vizatimi mbaron, trajtohet kimikisht me solucion të acidit nitrik. Vizatimi i shtypur do të jetë ai i vizatuar me laps, pasi linjat e vizatimit thithin vetëm bojën dhe jo ujin me të cilin lahet guri. Vizatimi i shtypur krijohet duke vendosur letrën mbi lastër dhe duke e shtypur fort me një rul. Nëse guri nuk është plotësisht i lëmuar krijohen efekte piktorike dhe sfumatura. Është e mundur të krijohet edhe litografi me ngjyra, nëpërmjet përdorimit të disa gurëve ose të lastrave me ngjyra të ndryshme.Imazhi i gdhendur mbi dru quhet ksilografi.Imazhi i gdhendur mbi linoleum quhet linoleografi.Imazhi i gdhendur në allçi quhet gipsografi.
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80