Page 77 - Demo
P. 77
75Serigrafia është një teknikë shtypi në sipërfaqe të sheshtë, që përdoret shumë për shtypin e copave. Përdoret një telajo me material cope (mëndafsh ose najlon) i mbuluar nga një vizatim prej materiali xhelatine të sensibilizuar me një zhvillim fotografik, të fiksuar me rreze ultraviolet. Boja përhapet me një spatul dhe kalon përmes vrimave të copës, ku nuk është e pranishme xhelatina mbrojtëse, duke krijuar shtypin mbi fletën që ndodhet poshtë. Fig. 4. Procesi i serigrafisë Vëzhgo veprat e Degasë të realizuara me teknikën e monotipit dhe efektet që krijon kjo teknikë, si p.sh.: shuarjen e siluetës.Fig. 7. Edgar Degas, “Peizazh me shkëmbinj”, (1892)Fig. 5. Edgar Degas, (1890) Fig. 6. Edgar Degas, “Peizazh vjeshte”, (1890)Fig. 8Fig. 9Fig. 10Në shkollë teknika e shtypit mund të eksperimentohet nëpërmjet teknikës së monotipit.VEPRIMTARI Ide për të krijuarTeknika grafike e monotipitEmri i Edgar Degas na sjell në mendje pikturat impresioniste të balerinave. Artisti i tërhequr nga teknika e monotipit realizoi rreth 300 vepra në këtë teknikë nga viti 1870 dhe 1890. Realizo një punim në teknikën e monotipit (si shembull i shtypit në sipërfaqe të sheshtë) duke ndjekur hapat si më poshtë: Përhap ngjyrat e temperas mbi një sipërfaqe xhami ose plastike, derisa të formosh figurën e dëshiruar. Ngjyrat mund të përhapen ose nëpërmjet penelit, ose duke i shtrydhur direkt nga tubeti. Mos u shqetësoni nëse konturet nuk janë të mirëpërcaktuara, pasi për rezultatin final përzgjedhja dhe raporti i ngjyrave janë më të rëndësishme. Vendos me saktësi një letër jo shumë të trashë dhe shtype mbi sipërfaqen e xhamtë, në mënyrë që ngjyra të kalojë te letra. Çoje letrën dhe vëzhgo rezultatin e arritur. Sasia e ngjyrës së përdorur dhe presioni që ushtron dora krijojnë efekte të ndryshme, të papritura dhe të pa përsëritshme. Duke bërë disa prova mund të arrish rezultate të kënaqshme.MATERIALE: pllakë xhami ose plastike, bojëra uji në tubet (tempera, akuarele ose akrilik), fletë vizatimi, rul.

