Page 78 - Demo
P. 78


                                    76Ku ndryshon aparati fotografik digjital me atë tradicional? Nga këndvështrimi teknik aparatet fotografike përdorin dritën, e cila nëpërmjet një lenteje shkruan (stampon) mbi një element të ndjeshëm ndaj saj. Në aparatin tradicional kjo realizohet nëpërmjet filmit fotografik të përbërë nga një shirit plastik (celuloid) të veshur me një substancë që reagon ndaj ekspozimit në dritë, duke ruajtur imazhin. Reaksionet kimike dhe përdorimi i dhomës së errët lejojnë që imazhi të fiksohet mbi letër.Për të përdorur aparatin digjital janë të nevojshëm disa aksesorë si bateritë, skeda e memories dhe kabulli për t’u lidhur me kompjuterin. Në fund të shek. XX, me zbulimin e aparatit digjital, filmi u zëvendësua me një çip që reagon ndaj dritës, duke e shndërruar imazhin në një formë digjitale dhe duke eliminuar kështu çdo element kimik në brendësi. Të dhënat që përbëjnë imazhin digjital mund të transferohen nga aparati fotografik në kompjuter nëpërmjet një lidhjeje të thjeshtë me kabull ose me skedën e memories. Përparësitë e fotografisë digjitaleFotografia digjitale ka një sërë përparësish në krahasim me atë tradicionale, të tilla mund të përmendim: Mund të realizojmë sa shkrepje të duam të aparatit, derisa të jemi të kënaqur me rezultatin, pasi një ekran i vogël në aparat na lejon të shohim fotografinë menjëherë pas shkrepjes. Në momentin që i kemi hedhur fotografitë në kompjuter, mund tʼi transferojmë nëpërmjet postës elektronike ose tʼi regjistrojmë në një CD. Sot aparatet fotografike janë të integruara në aparatet celulare dhe i japin çdokujt mundësi në çdo kohë të ruajë momente e ngjarje të ndryshme.Për ta kuptuar më mirë këtë koncept vëzhgoni një imazh të riprodhuar dy herë. I pari me rezolucion të lartë, çka do të thotë se është i përbërë nga një numër i lartë i pikselave, ku detajet janë shumë mirë të dallueshme. I dyti me rezolucion të ulët, çka do të thotë që përmban më pak piksela dhe krijon një “efekt mozaik” të imazhit duke i hequr mprehtësinë dhe pastërtinë e detajeve. Fig. 2. CCDFig. 3. PikselaMËSIMI 8Fotografia digjitaleFig. 1. Aparati fotografik digjitalCCD CCD-ja (charge coupled device), është pjesa kryesore e një aparati digjital, e cila e shndërron dritën në një sinjal digjital. Sipërfaqja e saj është e ndarë në kuadrate të vogla të quajtura piksela (pixel). Secili prej këtyre kuadrateve regjistron një pjesë tejet të vogël të imazhit. Sa më të shumtë të jenë pikselat e CCD-së, aq më shumë detaje të imazhit mund të kapen. 
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82