Page 79 - Demo
P. 79
77Fotomontazhi dhe fotokolazhiMbivendosja në letrën fotografike e imazheve të marra nga negativa filmash të ndryshëm, në fazën e stampimit, për të krijuar një imazh të ri quhet fotomontazh. Nëpërmjet kësaj teknike shumë nga artistët dada, surrealistë dhe ekspresionistë, krijuan imazhe shumë shprehëse në formë proteste politike dhe sociale. Për të realizuar fotomontazhin duhen mjete dhe aftësi të veçanta, kështu mund të përdorim Fig. 4. Raul Hausman (Raoul Hausmann), “Kritiku i artit”, 1919-1920, fotokolazhFig. 5. Hana Hyk (Hannah Höch), “Buqetë”, fotokolazh Fig. 6. Ervin Blumfild (Erwin Blumenfeld), “Marquis de Sade”, 1921, fotokolazhteknikën e fotokolazhit, e cila realizohet nëpërmjet prerjes dhe rikompozimit të imazheve të ndryshme fotografike, sipas dëshirës. Ai që di të përdorë programin Photoshop ose Paintshop në kompjuter, mund të manipulojë imazhe të ndryshme pa kufi fantazie. Fig. 7 Fig. 8 Fig. 9VEPRIMTARI Ide për të krijuar Krijo një fotokolazh, duke u frymëzuar nga artistët dada (shiko lëvizjet moderniste fq. 171).Vëzhgo me vëmendje fotomontazhet dhe fotokolazhet e realizuara prej tyre.Realizo fotokolazhin, duke përdorur fotografi nga revistat dhe gazetat, sipas hapave:Shpreh një opinion në lidhje me diçka që të shqetëson ose të duket interesante.Vëzhgo me vëmendje mundësitë që të japin imazhet dhe titujt e artikujve ose bëj kombinime të rastësishme.Përdor imazhe që krijojnë kontraste zhanresh fotografike si p. sh.: përziej imazhet e reklamave të modës me imazhe të fuqishme të lajmeve.(Kolazhe të realizuara nga nxënës)

