Page 80 - Demo
P. 80


                                    78Nga këndvështrimi teknik, aparatet fotografike kanë të përbashkët lentet, nëpërmjet të cilave kalon drita. Në aparatet tradicionale imazhi ruhet në film, ndërsa në ato digjitale në çip. Shpikja e fotografisëQë në shekullin XVI ishte zbuluar një aparat i quajtur dhoma e errët, i cili ishte në gjendje t'i riprodhonte imazhet, por jo t'i ruante ato. Dihej gjithashtu që disa substanca si kloruri i argjendit dhe bitumi bëheshin pak a shumë të zeza nën efektin e dritës. Vetëm në vitin 1816, fizikani francez Nisefor Nieps (Nicephore Niepce) i përdori këto njohuri për të përftuar një imazh të qëndrueshëm dhe të pandryshueshëm. Fotografitë e tij të para u bënë mbi pllaka prej kallaji të mbuluara me një shtresë prej bitumi. Koha e ekspozimit ishte shumë e gjatë dhe mund të arrinte deri në 8 orë. Imazhi bëhej i dukshëm nëpërmjet një banje me vaj livandoje dhe naftë. Niepsi filloi të bashkëpunojë me piktorin dhe skenografin Lui Daguere (Louis Daguerre). Ai zëvendësoi bitumin me klorurin e argjendit, duke përftuar rezultate më të mira në një kohë më të shkurtër. Fotografitë e paraRreth vitit 1835 Niepsi dhe Daguere kishin zbuluar procesin që lejonte zhvillimin dhe fiksimin e imazheve. Ata përdornin pllaka bakri të mbuluara me kripë argjendi, e cila errësohej nga drita dhe regjistronte një imazh. Për të nxjerrë imazhin Daguere e zhyste pllakën në një produkt kimik, “zhvillues”, pastaj e fiksonte duke shkrirë kripën e argjendit të mbetur në një banjë kimike fiksimi me bazë sodën. Fig. 2. Aparati \Mezo Sys Fre (Maison Susse Frères) më 1839, me lente të Çarls Shevalie (Charles Chevalier)Dhoma e errët e fotografitFotografët që duan t'i zhvillojnë vetë fotografitë e tyre, krijojnë një dhomë të errët. Kjo i lejon ata që të punojnë mbi negativin e filmit dhe të modifikojnë imazhet. Fotografitë zhvillohen dhe stampohen me produkte kimike, njohja e mirë e të cilave lejon mundësi të shumta krijuese. MËSIMI 9Fotografia me film(tradicionale)Fig. 1. Nisefor Nips, \Pak vite më vonë nga eksperimentet e Niepsit dhe Daguere, filloi të përmirësohej si mënyra e përgatitjes së pllakave, ashtu edhe lentet që aplikoheshin në aparatin fotografik. Në vitin 1861 u realizua fotografia e parë me ngjyra dhe në fund të shekullit u shpikën pllakat me xhelatinë dhe filmi fotografik.
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84