Page 81 - Demo
P. 81


                                    79Kompozimi dhe elementet e gjuhës artistike në fotografiDisa udhëzime për t’u marrë në konsideratë gjatë shkrepjes së aparatit:Vëzhgo imazhet fotografike ku përdoren disa nga elementet e kompozimit.Realizo disa fotografi duke pasur parasysh këto elemente. Fig. 3Fig. 4Fig. 5 Fig. 6Fig. 7VEPRIMTARI Ide për të krijuarNjë kompozim i mirë është element kyç për një fotografi të mirë.E rëndësishme është të kujtosh se ashtu si një shef kuzhine që i përdor rrallë të gjithë përbërësit së bashku që ka në një pjatë, ashtu edhe një fotograf shumë rrallë i përdor të gjithë përbërësit e mundshëm të kompozimit në një fotografi.Vija mund të jetë një element shumë i fuqishëm në një imazh. Vijat kanë fuqinë të drejtojnë syrin drejt qendrës së interesit (theksit) dhe të ndikojnë në efektin emocional të fotografisë. Ato reflektojnë stilin dhe personalitetin e fotografit (fig. 3).Ngjyra. Mënyra e kombinimit të ngjyrave është shumë e rëndësishme në fotografi. Ngjyrat e ndritshme mund t’i japin gjallëri dhe të shtojnë interesin për imazhin, por të vendosura në mënyrë të gabuar ato mund të shpërqendrojnë shikuesin nga qendra e interesit. Ngjyrat gjithashtu tregojnë gjendje shpirtërore: P.sh., bluja dhe jeshilja përcjellin qetësi, e kuqja dhe e verdha përcjellin gjallëri dhe energji etj. (fig. 4).Tekstura. Imazhet me objekte dydimensionale, mund të kthehen pothuajse në tredimensionale, nëse tekstura përdoret me zgjuarsi. Loja me teksturën në fotografi bëhet atëherë kur drita godet objektet në kënde interesante (fig. 5). Thellësia e hapësirës që zgjidhni për imazhin tuaj ndikon në mënyrë drastike në përbërjen e këtij imazhi. Ajo mund të izolojë një subjekt nga sfondi ose nga plani i parë ose mund ta vendosë të njëjtin subjekti në një kontekst që zbulon një pamje më të gjerë dhe më të thellë të hapësirës që e rrethon (fig. 6). Pika e shikimit dhe perspektiva mund të përdoren për të krijuar iluzione të qëllimshme optike në fotografi (fig. 7).Kuadrati i kompozimit. Shpesh përdorim kornizën për të ekspozuar dhe për të varur një fotografi në mur, megjithatë kornizimi apo inkuadrimi i imazhit është pjesë e rëndësishme e kompozimit që ndihmon për të nxjerrë në pah qendrën e interesit apo për t’i dhënë thellësi.
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85