Page 82 - Demo
P. 82
80Dizenjues grafike quhen ata profesionistë që realizojnë projekte, të cilat kanë lidhje me forma të ndryshme të komunikimit pamor, të tilla si: realizimi i sistemit të shenjave (sinjalistika), postera të reklamave, postera informues ose festivë, faqosja e një libri ose e një gazete, kopertina e një libri, krijimi i një marke etj. Grafika është një veprimtari projektuese, e njohur ndërkombëtarisht me termin anglisht “design”. Fig. 2. SimboleSimbolet dhe shenjatEmblemat, simbolet misterioze të alkimistëve apo simbolikat e përdorura nga artizanë të ndryshëm ishin të përhapura që në antikitet. Sot ekzistojnë markat e fabrikave, siglat ndërkombëtare, simbolet e makinave etj. Shumë veprimtari sot funksionojnë mjaft mirë falë shenjave e simboleve që kanë një domethënie të saktë e të njohur nga të gjithë. Për shembull, në çdo vend të botës gjithkush e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë përballë një shenje rrugore, apo kujt simboli t’i referohet për të gjetur një telefon, një restorant apo një lavazh. Fig. 3. Marka dhe logoMËSIMI 10Grafika e dizajnitMarka dhe logoMarka është një shenjë ose simbol grafik që ka një funksion të qartë, atë të identifikimit të menjëhershëm të një industrie, të një firme apo të një shoqërie. Kur kjo markë e vendosur mbi produktin bëhet e njohur për publikun, kthehet në një formë garancie, për sa i përket besueshmërisë së këtij produkti te konsumatori. Markat mund të jenë dy llojesh: logograma, e cila kompozohet nga germa të alfabetit dhe që shpesh përkon me emrin e firmës dhe ideograma, e cila paraqet shpesh në formë skematike, figura ose skena të vogla ku domethënia ka lidhje me llojin e produktit të realizuar nga firma.Fig. 1.

