Page 84 - Demo
P. 84
82Libri është një mjet themelor për zhvillimin kulturor. Çdo libër shpreh identitetin e tij përmes kopertinës dhe paraqet përmbajtjen përmes një rregulli të caktuar grafik. MËSIMI 11Grafika e shtypitDisa karaktere të shkrimitPërzgjedhja e karaktereve të germave vjen si rezultat i llojit të mesazhit që do të komunikojë teksti dhe i qëllimit që ai ka. Çdo karakter ka një formë të caktuar dhe përfshin të gjitha germat e alfabetit. Në vitet e fundit janë krijuar shumë karaktere të reja që përdoren në reklamë për të personalizuar produktet.Fig. 2. Times New RomanFig. 3. Shkrim i ngjashëm me shkrimin e dorësFig. 4. HelveticaKrijimtaria (veprimtaria) grafike në lidhje me fushën e projektimit të mesazheve pamore lindi me shpikjen e shtypit. Tashmë ka një dallim midis roleve të grafikës së shtypit dhe grafikës së reklamave. Grafika e shtypit merret me librat, gazetat dhe revistat, ndërsa tjetra me mesazhet e reklamave. Puna e grafistëve të shtypit është të vendosë tekstin dhe imazhet në çdo faqe. Ata përcaktojnë proporcionet midis elementeve në faqe nëpërmjet programeve kompjuterike. Grafistët vendosin për karakteret më të përshtatshme të germave në tekste, projektojnë dhe realizojnë kopertinën dhe kujdesen për të gjitha aspektet e imazhit të librit ose të revistës.Sot krijimi i karaktereve të alfabetit ka marrë një zhvillim të ri si rezultat i përdorimit të kompjuterit, nëpërmjet të cilit është e lehtë të modifikosh ekzistuesit apo të krijosh të tjerë origjinalë. Në shembujt e mëposhtëm shohim: karakterin Times New Roman, germat e mëdha, të vogla dhe numrat; karakterin Helvetica; karaktere të tipit kaligrafik që imitojnë shkrimin e dorës.Fig. 1. “Poema të zgjedhura”, kopertina e realizuar nga dizajneri Alvin Lustig

