Page 85 - Demo
P. 85
83Kopertina e librit Vëzhgo kopertinat e librave të fushave të ndryshme dhe në formate të larmishme.Fig. a Fig. b Fig. cVEPRIMTARI Ide për të krijuar Realizo një kopertinë duke ndjekur me kujdes fazat e projektimit dhe të realizimit të tij. Vizato formatin e kuadratit të kopertinës. Ndaj hapësirat për imazhin dhe për shkrimin (titullin dhe logon e shtëpisë botuese) (fig. a). Kërko nëpër revista ose në kompjuter një sërë fotografish ose imazhe të ndryshme që kanë lidhje me titullin e librit. Vizato ose realizo në kompjuter titullin e librit e më pas ngjite në hapësirën e lënë për të. Ngjit edhe imazhin ose vizatimin së bashku me logon e shtëpisë botuese (fig. b, c).MATERIALE: letër, imazhe të marra nga interneti ose revista, stile të ndryshme shkrimi.Titulliilustrimishtëpia botueseEleganca e veshjeveqytetare shqiptareVeshje populloreshqiptareNina George Letra e harruarÇmimi xxx lekë Çmimi xxx lekëNina George Letra e harruarÇmimi 1000 lekëNë një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin “Farmacia Letrare”. Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur duke i lënë vetëm një letër. Një zbulim rastësor e i dhimbshëm për të dashurën e tij do ta shtyjë të lërë brigjet e Senës dhe të ndërmarrë një lundrim nëpër lumenjtë e Provansës së bukur, një udhëtim i mbushur me ngjyra, aroma e shije të paharrueshme. Ky është një himn i mrekullueshëm për librat si dhuratë mençurie e shpëtimi, për ndjenjat e humbura e të gjetura sërish, për shpirtrat e trazuar dhe për shpresën, atë që do të mbushë zemrat e dorëzuara të secilit prej nesh. Miliarda vjet më parë, kur shpërthyen yjet, ra shi në formë hekuri, argjendi, ari dhe karboni, dhe hekuri i pluhurit të yjeve tani është brenda nesh. Në mitokondritë tona. Nënat ua përcjellin yjet dhe hekurin e tyre fëmijëve. Ti dhe unë, Zhan, ku ta dish, ndoshta jemi nga pluhuri i të njëjtit yll dhe e kemi njohur njëri-tjetrin nga drita e tij. Kemi kërkuar njëri-tjetrin. Ne jemi kërkues yjesh. Një libër që njëherazi ta thyen dhe ta ngroh zemrën. Proza impresioniste e Nina George-it e shoqëron lexuesin në një udhëtim jo vetëm në vendet më të bukura të Francës dhe në magjinë e librave, por në tërësinë enclikopedike të emocioneve njerëzore. “Letra e harruar” është një libër, thurja e të cilit, ngjyrat e aromat do t’ju bëjnë për vete dhe do t’ju përkundin në fuqinë shpëtimtare të dashurisë. Charlie Lovett, shkrimtarNjë testament për dashurinë – e humbur, e kërkuar e të gjetur – dhe fuqinë shëruese të librave; për tangon dhe për Provansën. Susan Voake, Norwich BookstoreLibri numër Një që duhet lexuar! Th e IndipendentNina George (1973) është shkrimtare gjermane, e mirënjohur për romanin e saj më të shitur “Letra e harruar”, përkthyer në 28 gjuhë. Ajo ka shkruar edhe 26 romane të tjera dhe ka punuar si gazetare e kronikës kriminalistike e redaktore përgjegjëse për një sërë gazetash të njohura gjermane. Në vitet 2012 dhe 2013, ka fi tuar çmimet DeLiA dhe Friedrich Glauser, çmimi për romanin më të mirë policor në Gjermani.Fig. 5 Fig. 6 Fig. 7

