Page 86 - Demo
P. 86


                                    84Projektimi i objekteveProduktet e industrisë, të tilla si: mjetet e punës, mobiliet, pajisjet elektroshtëpiake, mjetet e transportit etj., kanë funksione nga më të ndryshmet. T’i prodhosh të gjitha këto do të thotë të mendosh për funksionimin, sigurinë e përdoruesve e shijet e tyre, por gjithashtu do të thotë të studiosh format që nxisin blerjen e produkteve industriale. Një rol të rëndësishëm në prodhimin e objekteve të industrisë në seri luan dizenjuesi, i cili është edhe projektuesi i tyre. Puna e tij nuk kufizohet vetëm me realizimin e një vizatimi të bukur, pasi ai duhet të kontrollojë format dhe kostot në funksion të materialeve dhe të teknikave të prodhimit industrial.Fig. 2. Dizenjuesi gjatë punës Fig. 3. Dizenjuesi me bashkëpunëtorët në studioDizenjuesi punon në studion e tij me bashkëpunëtorët. Në fillim ai skicon format e objektit të ri dhe realizon kampionët e provës. Pasi miratohet projekti nga drejtuesit e industrisë, dizenjuesi duhet të bashkëpunojë me inxhinierët dhe teknikët e industrisë dhe gjithashtu duhet të jetë i gatshëm për të bërë modifikime të produktit në rast nevoje. Si rezultat i këtij bashkëpunimi del edhe modeli përfundimtar, i cili i hap rrugë prodhimit në seri.Shprehja në anglisht “Industrial design” është përdorur rreth viteve 1920 për të treguar projektimin e objekteve në seri nga industria dhe shumë shpejt pati një përhapje të gjerë ndërkombëtare. Fig. 1 Objekte të realizuara në shkollën Bauhaus (shkollë arti, dizajni dhe arkitekture, Gjermani, 1919). Në stilin bauhaus integrohen në mënyrë organike funksioni teknik dhe estetik i objekteve. MËSIMI 12Projektimi i objekteveMarrja e detyrës dhe puna për realizimin e projektitDizenjuesi ngarkohet me detyrë nga ndërmarrja ku ai punon për të realizuar projektin e produktit. Ai merr të dhënat mbi llojin e produktit që duhet të studiojë, të tilla si: sa duhet të kushtojë prodhimi në seri; kostot maksimale për materialin bazë që do të përdoret; informacion mbi shijet dhe pritshmëritë e konsumatorëve.
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90