Page 9 - Demo
P. 9


                                    7ARTISTI PAMORArtist është një term përshkrues që shënon një person, i cili merret me veprimtari që konsiderohet art. Nëse i referohemi historisë së artit, këndvështrimi për artistin dhe punën e tij ka ndryshuar në kohë. Në periudhën e artit bizantin dhe në Rilindje, të ishe një artist ishte thjesht një punë. Piktorët kishin punishte plot me ndihmës dhe artizanë, të cilët pikturonin dhe përgatisnin, veç të tjerash, gjithçka nevojitej për proceset e ndryshme teknike. Megjithatë, piktorët e Rilindjes, statusin e tyre, të ngjashëm me këta punëtorë, arritën ta ngrinin në një nivel më të lartë, atë të mjeshtrit (fig.2). Ky dallim, që në Rilindje mori një rëndësi kaq të madhe, në shek. XX u bë më pak i rëndësishëm. Në ditët e sotme artistët janë të gatshëm të lëvizin në sektorë të ndryshëm të krijimtarisë. Ata nuk e shohin punën artistike jashtë sektorit komercial si një shenjë dallimi ose origjinaliteti. Çka do të thotë që nuk kufizohen më në idenë që artist është vetëm ai që bën art për art. Ka një sërë punësh që një artist i arteve pamore mund të bëjë. Për shembull, një artist që vizaton, pikturon, stampon dhe bën fotografi, mund të bëhet edhe ilustrues i librave. Një dizenjues grafike mund të punojë në një agjenci reklamash ose të bëhet një dizenjues web-i. Të tjerë mund të bëhen mësues në sistemin shkollor, të punojnë me programet e edukimit në muze, të bëhen kritikë arti etj.PROCESI KRIJUESFig. 2. Vizatimi i punishtes së Tintoretos realizuar nga një prej ndihmësve të tij, Odoardo Fialeti (Odoardo Fialetti)Siç e shikoni është një vend ku punohet. Aty ka ndihmës dhe studentë të të gjitha moshave, njëri prej tyre është fare i vogël. Studenti më i madh ndihmon fillestarët. Mjeshtri është ulur te kavaleta, ndërkohë që ndihmësi i përgatit një telajo tjetër.Nocioni i procesit artistik, pra krijues, si edhe vetë natyra e artit, ka qenë objekt i shumë diskutimeve dhe kërkimeve. Arti është një koncept i mishëruar në një teknikë të caktuar artistike. Koncepti është ai që artisti kërkon t’i tregojë shikuesit. Ai mund të jetë një emocion, një informacion dhe në të shumtën e rasteve kombinimi i të dyjave. Pavarësisht nga teknika dhe mjetet e përdorura, në realizimin e një vepre arti, procesi i krijimit, në thelb, është i njëjtë (fig.3, 4). Le të shohim faktorët që e bëjnë procesin e krijimit të njëjtë për të gjitha veprat e artit.Aftësia për të vendosur se çfarë do të shprehë vepra e artit dhe zgjidhja e mënyrës së prodhimit të saj është një nga faktorët e procesit krijues. Artistët përdorin elementet dhe parimet e gjuhës pamore 
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13