Page 90 - Demo
P. 90


                                    88ModelimiTë modelosh do të thotë t’i japësh formën tredimensionale të dëshiruar një materiali të lakueshëm. Veprat e para të modeluara datojnë që në paleolitin e vonë dhe janë realizuar me argjilën e lagësht të shpellave ose janë të gdhendura në gurë. Materialet që modelohen janë argjila, plastelina, allçia, letrat e lagura etj.Fig. 2. Bizonët, 15 000 vjet p.e.r., argjilë e modeluar, shpella e Tuc d’Audoubert, FrancëMetoda e derdhjes i lejon artistët të riprodhojnë veprën e tyre. Derdhja bëhet duke hedhur metalin e shkrirë ose një substancë të lëngët në negativin e skulpturës. Teknika e derdhjes në bronz është përdorur nga egjiptianët rreth 2500 vjet p.e.r., dhe vazhdon të përdoret gati në të njëjtën mënyrë edhe sot. Realizohet stampa (negativi) prej allçie.fig. aMbushet stampa e allçisë me dyllë.fig. b fig. c Hapen kanalet për filtrimin e ajrit.fig. dDerdhet bronzi i shkrirë.fig. eHiqet materiali i allçisë.Fig. 1MËSIMI 14Modelimidhederdhja Për të modeluar një skulpturë, artistët në fillim ndërtojnë një armaturë. Zakonisht armatura bëhet prej metali dhe shërben si mbështetëse mbi të cilën artisti ndërton skulpturën rreth saj. Procesi tradicional i derdhjes në bronzProcesi i derdhjes quhet edhe procesi i “dyllit të humbur”. Duke filluar nga një model në argjilë ose plastelinë pas disa hapave kalohet në stampën e negativit të allçisë dhe derdhjen e metalit të shkrirë që do të zërë hapësirat që çlirohen nga dylli. Procesi kalon nëpër këto faza: 
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94