Page 91 - Demo
P. 91
89Gurët e shahut Vëzhgo imazhet ku paraqiten gurët e shahut në variantin e tyre modern dhe klasik. Fig. 3.Fig. 5 Fig. 6Fig. 7 Fig. 8 Fig. 9Fig. 4. Vendose në një kuti kartoni, pak më të madhe se masa e saj dhe derdhe mbi të allçinë e holluar në ujë. Pasi të thahet allçia, nxirre bllok nga kartoni. Fletët e aluminit të ndihmojnë për ta ndarë atë në dy pjesë (fig. 6).VEPRIMTARIIde për të krijuar Skico forma të reja të gurëve të shahut duke ruajtur karakteristikat e veçanta të çdo guri. Realizo modelimin e gurëve me plastelinë sipas skicës së bërë.Pastroje negativin e përftuar, lage me ujë nëpërmjet penelit dhe më pas me kremin e sapunit të përgatitur më parë. Kjo shërben që allçia të mos ngjitet (fig. 7). Bashko dy negativët dhe lidhi me një lidhëse. Më pas derdh mbi të allçinë e holluar me ujë (fig. 8).Pas tharjes, hape me kujdes për të marrë gurin e shahut tashmë të derdhur në allçi (fig. 9). Në këtë mënyrë mund të riprodhosh të gjitha modelet e krijuara në plastelinë për të realizuar kompletin e gurëve të shahut. MATERIALE: letër, laps, plastelinë (argjilë), allçi, sapun i tretur në ujë (i valuar në ujë derisa të jetë bërë një masë kremoze), penel, kuti kartoni, fletë të holla alumini ose plastike. Derdhe në allçi modelin e realizuar me baltë, duke ndjekur hapat si më poshtë:Vendos fletët e holla të aluminit ose të plastikës rreth modelit të plastelinës që ke realizuar, duke e ndarë atë në dy anë të barabarta (fig. 5).

