Page 92 - Demo
P. 92
90Skenografi do të thotë të projektosh skena të shfaqjeve teatrale, kinematografike, televizive dhe të shfaqjeve të ndryshme. Ajo është një bashkësi elementesh, të pikturuara ose tredimensionale, që shërbejnë për të ndërtuar në mënyrë realiste ose simbolike vendin ku do të zhvillohet teatri, shfaqja ose dekoret apo hapësirat ku do të xhirohet filmi.Skenografia teatraleNë teatër, më shumë se kudo tjetër, ndihet një raport shumë i ngushtë midis fushave të ndryshme të shprehjes artistike duke filluar që nga poezia te recitimi, që nga muzika te mimika, që nga vizatimi skenografik te arkitektura. Fushëveprimi i skenës teatrore është struktura skenike, e cila para së gjithash është një strukturë arkitektonike. Hapësira në teatër krijohet nga bashkimi i hapësirës së spektatorëve me atë të aktorëve. Ky takim përcakton ekuilibrin midis zonës për publikun dhe zonës ku zhvillohet veprimi skenik. Nga ky koncept themelor është formuar teatri me shumëllojshmërinë e tij dhe me karakteristikat e sakta arkitektonike. Gjithashtu, tendencat artistike më të përhapura në periudha të ndryshme, kanë ndikuar në gjuhën skenografike të shfaqjeve të rëndësishme. Fig. 2. SkenaFig. 3. Punime gjatë realizimit të skenografisëPuna e skenografit Shumë artistë të rëndësishëm kanë krijuar vepra skenografike. Në shek. XX, piktorë të rëndësishëm si Pablo Pikaso (Pablo Picasso) dhe Joan Miro kanë krijuar skenografi të shumë shfaqjeve teatrale. Skenografi duhet të jetë njohës i mirë i historisë së artit, të arkitekturës dhe i interiorit, duhet të njohë rregullat e perspektivës, të përdorë me zgjuarsi dritat dhe ngjyrat, të skicojë bocete të qarta dhe të sakta, të cilat realizohen nga marangozët dhe ekzekutuesit.Në shumë raste, kur skena është e komplekse, ndërtohet një model tredimensional në shkallë të zvogëluar, për të kuptuar më mirë problemet teknike dhe estetike.MËSIMI 15Skenografia Fig. 1. Skenë e realizuar nëpërmjet pikturës së David Hoknit (David Hockney), në vitin 1983 për operën “Gjoksi i Tiresias” të kompozitorit Frensis Pulens (Francis Poulenc).Pjesë e saj janë: ndriçimi real ose artificial, objektet si pjesë e skenës, kostumet që realizohen nga një profesionist që quhet kostumograf, të gjitha efektet teknike dhe speciale që realizohen për të shoqëruar veprimet e aktorëve.

