Page 93 - Demo
P. 93


                                    91Maket skene në miniaturëMaketet janë modele fizike në miniaturë të realizuara nga skenografi si për skenën e teatrit, të operës, të filmit dhe të televizionit, ashtu edhe për skena të çdo lloj shfaqjeje në art. Skenografi bashkëpunon me producentët dhe regjisorët për të krijuar hapësirën fizike në të cilën do të zhvillohet shfaqja.  Realizo në miniaturë maketin e një skene për një pjesë teatrale ose të një spektakli duke ndjekur hapat e mëposhtëm:Fig. 4Fig. 5Fig. 7Fig. 6Fig. 8VEPRIMTARIIde për të krijuarBëj kërkime rreth temës që ke zgjedhur, lexo dhe zgjidh pamjen estetike të skenës që do të realizosh. Hidh idetë në skica duke përcaktuar formën e skenës, madhësinë, strukturën dhe shkallën e zvogëlimit (fig. 5). Zgjidh një figurë që përcakton edhe shkallën e përmasave të njeriut në skenë. Përzgjidh skicën më të mirë dhe realizo vizatimin final të skicës (fig. 6).Ngjyrose vizatimin final duke përcaktuar materialet, teksturat dhe ngjyrat (fig. 7). Ndërto konstruksionin e skenës me materiale të forta (p.sh., kuti kartoni) (fig. 8).Mbi strukturën e ndërtuar krijoni teksturën me materiale të ndryshme, ngjyrën dhe detajet.MATERIALE: letër, laps, kuti kartoni, letër, karton, materiale me tekstura të ndryshme, ngjyra.
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97