Page 94 - Demo
P. 94
92Fig. 2. Diego Rivera, “Historia e Meksikës”, afresk, !929-35Fig. 3. Keith Hering, 1985 Fig. 4. Baskua, “Burri nga Napoli”MuraletRreth viteve ‘20 të shekullit XX artistët meksikanë i dhanë rëndësi një forme të veçantë të shprehjes artistike, murales. Ndryshe nga mesjeta dhe Rilindja, përmbajtja e muraleve të kësaj kohe nuk kishte përmbajtje fetare. Ato ishin shprehje e fortë e kritikës ndaj politikave sociale. Protagonistët kryesorë të kësaj shprehjeje artistike ishin: David Alfaro Sikueros (David Alfaro Siqueros, 1898-1974), Diego Rivera (1886-1957) dhe Zhoze Klemente Orozko (Joze Clemente Orozco, 1883-1949).Grafiti urban një murale bashkëkohoreNë gjysmën e dytë të vitit 1900, në SHBA, mori formë një fenomen artistik i quajtur grafiti art, i cili u përhap në mënyrë spontane në vitet ’80 dhe ‘90. Dëshira për të shkruar dhe për të pikturuar mbi mure u shfaq në muret nëntokësore të metrove dhe në muret e qyteteve nëpërmjet pikturave murale të vogla dhe të mëdha. Ndër artistët e shumtë të rrugës, përmendim Keith Hering (Keith Haring, 1958-1990) dhe Zhan Mishel Baskua (Jean-Michel Basquiat, 1960-1988). Grafitët urbanë realizohen thjesht, nëpërmjet bojërave të bombolave me spraj, por edhe me penela apo me teknikën stensil (stampë letre). Subjektet e tyre mund të jenë shkrime të thjeshta ose kompozime tërheqëse me mesazhe të rëndësishme.MËSIMI 16Arti publik: Muralet dhe grafiti urbanFig. 1. David Alfaro Sikueros, “Autoportret”, 1945

