Page 95 - Demo
P. 95


                                    93 Fig. 5. Banksi, “Shtëpi fëmije” Fig. 8. Banksi, “Banksi në Betlehem” Fig. 6. Banksi, “Vajza dhe ushtari” Fig. 7. Banksi, “Vajza me tullumbace”Murale (punë në grup)Një nga artistët bashkëkohorë, që realizon grafitë, është artisti i vetëquajtur Banksi (Banksy). Ai është gjithashtu një aktivist, regjisor dhe piktor që parapëlqen të mbetet anonim. Banksi fitoi famë me grafitët e tij ku kombinon bojërat me spraj me teknikën stensil. Në vitin 2005 ai krijoi nëntë imazhe në murin që ndan Izraelin me Palestinën. Punët e tij gjenden anembanë globit me subjekte të ndryshme. Në imazhet e tij ai përdor shpesh ironinë dhe humorin.VEPRIMTARI Ide për të krijuar Vëzhgoni me vëmendje punimet e Banksit.  Diskutoni me anëtarët e grupit mbi subjektin, ironinë dhe humorin që përdor artisti. Ideoni edhe ju një murale me anëtarët e grupit, për të dhënë një mesazh të caktuar. Realizojeni atë mbi tabakë letre (në mungesë të hapësirave në mur). Zgjidhni dhe përdorni kombinimin e teknikave, si: vizatimin, pikturën me penela, sprajin apo teknikën e shtypit me letër.
                                
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99