Page 10 - Demo
P. 10


                                    Këngë KRIJIMTARIA DHE PERFORMANCA ARTISTIKE Zëri njerëzor ka cilësi shumë të veçanta. Ai mund të jetë melodioz, i ashpër, gërvishtës, i ngjirur, i stonuar etj. Stili i të kënduarit e vendos zërin brenda një estetike të caktuar, çka do të thotë që përcakton individualitetin e këngëtarit. Ky stil mund të jetë i lindur, por në të shumtën e rasteve përvetësohet, pra edukohet, modifikohet, ndryshon nga rrethana të caktuara muzikore dhe kulturore. Ka artistë që, pikërisht falë punës me zërin, kanë arritur të shfaqin përmasa shumëdimensionale të vokalitetit njerëzor. Një shembull i njohur i përpunimit të dukshëm të zërit falë punës këmbëngulëse profesionale është këngëtarja shumë e njohur Maria Kalas (Maria Callas). Zëri dhe dëgjimi lidhen ngushtë me njëritjetrin. Zëri është instrumenti më i përsosur që natyra ka krijuar te njeriu. Nëpërmjet zërit njeriu imiton çdo tingull, por asnjë instrument nuk mund të imitojë zërin e njeriut. Si krijohet ai? Zëri nxirret prej kordave vokale, të cilat janë të vendosura në pjesën e sipërme të qafës, te laringu. Duke dëgjuar disa nga këto fragmente muzikore vokale, identifikoni llojin e zërave që dëgjoni.  “Traviata” e Xhuzepe Verdit – aria e Violetës“Karmen” e Zhorzh Bize – aria e Karmenit“Madam Batërflaj” – Xhakomo Puçini – aria e Batërflajt“Traviata” e Xhuzepe Verdit – aria e Alfredos“Traviata” e Xhuzepe Verdit – aria e Zhermonit“Cosi Fan Tutte” e V. A. Moxart – aria e Don AlfonsosDiskutoni ngjashmëritë dhe ndryshimet që u përkasin zërave apo mënyrës së të kënduarit, duke gjykuar sipas njohurive tuaja. Kërkoni në internet ose në burime të tjera të njëjtën këngë (ose arie) të interpretuar nga këngëtarë të ndryshëm.  Përshkruani karakteristikat e interpretimit të këtyre këngëtarëve. Argumentoni ngjashmëritë apo ndryshimet që dalloni gjatë dëgjimit të interpretimit të tyre.Maria KalasZëri, instrumenti ynë natyrorDëgjoni dhe diskutoni18
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14