Page 100 - Demo
P. 100
Zhanret muzikore MUZIKA DHE SHOQËRIAMuzika ka qenë pjesë e kinemasë qysh në fazat e hershme të saj. Fillimisht, filmi nuk kishte zë, prandaj për të mbështetur imazhet memece, shpeshherë vendosej në sallë një pianist, i cili luante gjatë kohës që projektohej filmi. Për filmin përzgjidhej ose kompozohej një muzikë, e cila ndikonte te spektatori dhe përforconte nga ana emocionale përmbajtjen e imazheve të filmit. Përveç rolit artistik, ky shoqërim muzikor “mbyste” deri diku edhe zhurmën e kinematografit. Kur bëhej fjalë për prodhime filmike më të mëdha, mund të ndodhte që një orkestër e madhe të luante në sallë. Duke parë (në DVD) fragmente nga reklama apo filma shqiptarë dhe të huaj, mundohuni të perceptoni se si lidhet muzika me idenë që përcjellin ose duan të përcjellin imazhet.Vëzhgonidhe diskutoniSkenë nga filmi “Dritat e qytetit”, 1931. Epoka e filmit pa zë shtrihet nga viti 1896 deri në vitin 1927. Prej këtij viti, fillon gradualisht etapa e prodhimit të filmave me zë, pra e sinkronizimit të zërit me imazhet. Filmi “Këngëtari i xhazit” (The Jazz Singer) njihet si shembulli më i suksesshëm që i hapi rrugë kësaj etape të re në historinë e muzikës së filmit. Ky film i prodhuar nga Warner Bros. kishte të sinkronizuar dialogun dhe muzikën. Kjo u arrit falë një disku të quajtur Vitaphone ku regjistrohej muzika dhe zëri. Fillimisht u mendua që me sinkronizimin e zërit brenda filmit, roli i muzikës do të vinte duke u zbehur, gjë që nuk ndodhi. Muzika vazhdoi të kishte rëndësi për filmin dhe që prej viteve ’30 e në vazhdim, ajo u bë pjesë integrale e kolonës zanore të tij. Muzika e filmit përfshin stile e forma muzikore të ndryshme: klasike, pop, xhaz, rok, muzikë tradicionale nga vende të ndryshme etj. Interpretimi i saj vjen me forma të ndryshme, si: me orkestër, këngë të thjeshta, ansamble të vogla instrumentale, muzikë elektronike etj. Me futjen e teknologjisë digjitale, format e muzikës janë pasuruar mjaft. Mjaft të njohura në muzikën e filmit janë lajtmotivet (melodi ose tema muzikore të shkurtra që përsëriten shpesh gjatë filmit dhe që ngelen në vesh) dhe këngët, që krijohen për ta shoqëruar atë. Ndër lajtmotivet mund të përmendim atë të filmit “Lulëkuqe mbi mure”, të kompozuar nga Kujtim Laro, “Në çdo stinë” të kompozuar nga Aleksandër Peçi, “Mësonjëtorja” Limoz Dizdari etj. Të kompozosh muzikë për film nënkupton një proces më vete që ndryshon nga gjinitë e tjera muzikore. Lidhja me imazhet, kohëzgjatja e temave apo fragmenteve muzikore që duhet të vendosen në film, 16 Muzika e filmit dhe e reklamave98

