Page 101 - Demo
P. 101
Zhanret muzikore MUZIKA DHE SHOQËRIAFragment nga filmi “Kumbari”, i regjisorit Francis Ford Coppola. Ky film doli për herë të parë në vitin 1972 dhe shënoi historinë e kinemasë botërore. Pamje nga filmi shqiptar “Lulëkuqe mbi mure”, 1976, me regji të Dhimitër Anagnostit. Skenari i këtij filmi u bazua në romanin autobiografik “Bonjakët”, të shkrimtarit Petraq Qafëzezi. puna me sinkronizimin e tyre; të gjitha këto janë faktorë që e vendosin kompozitorin në një pozitë të caktuar krijuese. Mjaft kompozitorë të mëdhenj kanë shkruar muzikë për filma dhe janë të shumtë muzikantët, të cilët i janë përkushtuar pothuajse ekskluzivisht kësaj gjinie, duke u përpjekur të marrin nga gjuha muzikore maksimumin e mundësive të saj shprehëse në lidhje me imazhet. Për muzikën e filmit ka një çmim të posaçëm në garën e çmimeve Oscar. Muzika dhe reklamaNjë reklamë transmetohet nga të gjitha mjetet e komunikimit audio dhe vizive: radioja, televizioni, kinemaja dhe interneti. Muzika është një prej elementeve të saj. Fjalët e përdorura dhe emocioni që ajo krijon luajnë një rol të rëndësishëm në ofrimin e produktit të paraqitur në reklamë. Muzika shoqëruese iu përshtatet fjalëve dhe mund të jetë e lehtë, festive, solemne, trishtuese ose melankolike, në varësi të qëllimit të reklamës. Sot reklamimi është kthyer në një industri të fuqishme. Madje, ka dhe kompozitorë të specializuar për kompozimin e kësaj lloj muzike. Shumë here, në reklama përdoret muzikë e njohur nga kompozitorë të ndryshëm, duke qenë se është më e dëgjuar për veshin dhe ka një efekt më familjar për atë që e dëgjon.portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaNë ndarjen e çmimeve Oskar ka një çmim të veçantë për kolonat zanore. Sipas jush, pse tregohet një vëmendje e tillë ndaj muzikës së filmit?Si ndikon te ju muzika e një reklame në lidhje me produktin? Gjatë xhirimit të një reklameKrijim: Krijoni në DVD reklamën e një produkti duke përfshirë të gjitha elementet e saj.Diskutoni së bashku për veprimtarinë që zhvilluat.________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________99

