Page 103 - Demo
P. 103


                                     Si të merrni informacion rreth muzikës• përpiquni të zgjeroni horizontin tuaj muzikor;• synoni të zbuloni muzikë që ndoshta nuk e keni studiuar, por keni nevojë ta dëgjoni ose ta përdorni;• skiconi qartë se çfarë kërkoni; • ruajeni informacionin që ju jep mësuesi rreth llojit dhe karakteristikave të saj;• kërkoni dhe gjeni të dhëna prej burimeve të ndryshme: CD, bibliotekë, libra të familjes, internet etj. Si të punoni në grup• Ndahuni në grupe për të realizuar të gjitha çështjet mbi detyrën e ngarkuar dhe diskutojini së bashku.• Merrni dhe sugjerimet e mësuesit për përzgjedhjet tuaja;• Realizoni CD me muzikë duke kontaktuar me interpretues/ekzekutues ose kompozitorë të ndryshëm.• Paraqitni në klasë detyrën me të gjitha çështjet e kërkuara. Realizmi i saj është një përvojë e mirë e të nxënit përmes muzikës dhe zhvillon aftësitë e dëgjimit muzikor. Njohuritë për realizimin e kompetencave • Muzika si formë e të shprehurit mes njerëzve dhe popujve.• Muzika si shoqëruese e njeriut në luftë, punë.• Muzika në jetën e përditshme të njeriut në kërcim, sport.• Muzika dhe ndikimet e saj pozitive. Aftësitë për realizimin e kompetencave Nxënësi/ja:• zbulon kulturën muzikore përmes dokumenteve të ndryshme: fotografi, basoreliev, të dhëna etj.; • zbulon efektet emocionale të muzikës sipas periudhës dhe qëllimit për të cilin ajo u krijua;• dëgjon muzikë dhe përjeton emocionet që ajo përcjell;• reflekton mbi muzikën që dëgjon si pjesë e kohës kur ajo u krijua; • përdor njohuritë për të krijuar, ese, tema projektesh të ndryshme etj.;• krahason njohuritë dhe aftësitë e veta për të kuptuar muzikën si mjet shprehës.101
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107