Page 105 - Demo
P. 105
ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKNë qoftë se secili prej nesh do të harxhojë pak nga koha e tij për të analizuar çdo person që takon, për të prekur çdo sipërfaqe me bar mbi të cilën shkel, ose të rikujtojë ngjarje qё kanё zënё vend tё veçantё në kujtesën e tij, atëherë të gjithë ne do të kuptojmë çfarë është e bukura. Një fytyrë simpatike nuk është koncepti i plotë i së bukurës, nuk është as aftësia e të sjellurit mirë apo e të treguarit i dhembshur. Që të ndihesh i/e bukur nuk është e nevojshme të kesh vetëm bukuri fizike. Bukuria është kudo. Bukuria është më shumë se një fjalë për të përshkruar dikë ose diçka. Bukuria është aftësia ose tërësia e aftësive të një personi pёr tё na dhёnё kënaqësi shpirtërore dhe intelektuale.Megjithatё pas kёtij pёrcaktimi, na vijnё nё mendje shumё pyetje: bukuria ёshtё cilёsi e njeriut apo diçka abstrakte? Çfarё na nxit qё situata tё caktuara tё jetёs sonё t'i konsiderojmё tё bukura? Ndjenja e dy të dashuruarve, a është diçka e bukur? Pra, dalin njё mori pyetjesh tё cilat tregojnё se bukuria varet nga mёnyra se si e sheh secili prej nesh atё. Por, ky vёshtrim kёrkon qё tё thellohemi mё tepёr nё cilёsitё qё e bёjnё njё qenie frymore ose jofrymore tё bukur. Bukuria nuk ёshtё as e rrallё dhe as sipёrfaqёsore. E bukura gjendet edhe nё gjёrat mё tё vogla, tё cilat shpesh nuk na bien nё sy. Duke i zbuluar, ne kuptojmё bukurinё tek ato si njё aftёsi tё pёrcaktuar. E bukura ka tri cilёsi tё dallueshme: masa, drejtpeshimi dhe harmonia. Një send a një dukuri, që të quhet e bukur, duhet të përmbushë disa tipare. E bukur është ajo që: ka njё formë të pёrsosur nё organizimin e saj; shkakton një emocion të veçantë; të jep kënaqësi intelektuale; tё frymёzon; nxit imagjinatën etj.Në lashtësi, me konceptin “e së bukurës” kuptohej skalitja e figurave të perëndive ose të heronjve, ndërtimi dhe arkitektura e faltoreve, pallateve, teatrove, shoqërimi i poezive të krijuara me vegla muzikore lirë ose harpë, paraqitja e karaktereve dhe asaj çka ata bëjnë dhe ndiejnë, imitimi i natyrës, lëvizja ritmike etj. Në kuptimin e parë, e bukura tregon vlerën estetike të një objekti ose të një subjekti. E bukura është ndër kategoritë themelore të estetikës, megjithëse dallimi i hollësishëm është bërë vonë. Në antikitet, estetika barazohej me artin.Disiplina që merret me studimin e së bukurës në art quhet estetikë, kurse teoricienët dhe filozofët e kësaj dege të filozofisë njihen si estetë.103

