Page 106 - Demo
P. 106
ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIK Termi estetikë (aisthētikós) vjen nga greqishtja e do të thotë ndjenjë, ndjeshmëri. Si degë e filozofisë, estetika ka objekt studimi marrëdhënien e njeriut me botën që e rrethon, si dhe gjithë fushën e veprimtarisë artistike të tij. Estetika, megjithëse është një disiplinë e vjetër, ka ende pikëpyetje të mëdha e dyshime për çështje të rëndësishme. “E bukura” ka qenë përherë shqetësim kryesor i filozofëve të antikitetit, mendimtarëve të mesjetës e, në një pjesë të madhe, temë primare për shumë teoricienë e filozofë bashkëkohorë. Mendimi estetik zhvillohet paralel me zhvillimin e mendimit njerëzor. Njeriu është krijuesi, ndërsa estetika është disiplina që studion përsiatjet dhe refleksionet e tij për veprën artistike. Estetika si disiplinë e veçantë u shfaq në shek. XVIII, kurse termin e përdori për herë të parë filozofi gjerman Aleksandër Baumgarten, për të përcaktuar “shkencën mbi dijet e ndjenjave” si teori e njohjes që plotëson logjikën. Deri në këtë periudhë ka pasur disa “shkëndija”, të cilat do të bëheshin baza për të krijuar atë që sot e njohim si një disiplinë të pavarur e të strukturuar të studimit të artit. Teoricieni i parë i mendimit estetik është Platoni, pasi në studimet e tij, janë gjendur për herë të parë mendime estetike të sistemuara. Disa teoricienë të tjerë të mendimit estetik janë: Aristoteli, Kanti, Shileri, Hegeli, Shopenhaueri, Niçja etj. Arti është krijimtari artistike që përfshin letërsinë, arkitekturën, skulpturën, pikturën, grafikën, muzikën, kërcimin, teatrin, kinematografinë dhe krijimtari të tjera të njeriut, të bashkuara në forma cilësore artistiko–formuese për kuptimin e gjithësisë. Arti ështëkrijimtari njerëzore dhe si i tillë ai është i bukur, ndërsa baza e bukurisë së artit është mjeshtëria artistike. Aleksandër Baumgarten104

