Page 107 - Demo
P. 107
ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKArti është dukuri estetike që ka në qendër të bukurën, ndërsa estetika është rrekur përherë të gjejë burimin e kësaj marrëdhënieje. Pra, art do të quajmë formën e pasqyrimit krijues të botës nëpërmjet figuravedhe mjeteve artistike.Ligjet e përgjithshme të artit janë pjesë e objektit të estetikës me të cilën do të kuptojmë atë vepër arti të krijuar sipas shijeve vetjake ose kolektive, që kanë ndjeshmëri të veçantë shpirtërore dhe intelektuale dhe që janë rrjedhojë e aspektit krijues njerëzor. Nëse do të trajtonim aspektin estetik në një vepër arti të artit pamor, teatrit, kërcimit ose muzikës, do të duhej të mbanim parasysh: vendosjen kohore të veprës në raport me veprat e tjera të të njëjtit autor ose ato të autorëve të tjerë; kuptimin historiko-shoqëror të veprës; mjetet shprehëse; gjininë së cilës i përket; , stilin; llojin. *** Shprehni mendimin tuaj për të bukurën, duke u nisur nga përvojat tuaja personale. portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuaja• Cilat janë tiparet që përcaktojnë të bukurën?• Kur u formua estetika si shkencë? Kush janë teoricienët e parë? • Ç’është arti dhe si pasqyrohet ai?• Gjeni përmes burimeve të ndryshme thënie të filozofëve për artin dhe diskutojini në klasë. Thellim njohurish dhe detyra______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Shkruani tri-katër rreshta, ku të shprehni përjetimin tuaj artistik.Kjo këngë më pëlqen, sepse... 105

