Page 109 - Demo
P. 109
Ngjarje muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKValle me kostume populloreRegjistrimi i parë i një kënge indiane (1916)portofoli i punës Etnomuzikologjia dhe muzikaPjesa më e madhe e muzikës popullore është trashëguar vetëm gojarisht, për të nuk ka gjurmë shkrimesh apo tekste. Në fund të shekullit XIX, disa studiues filluan të interesoheshin për këtë lloj trashëgimie, çka çoinë krijimin e një shkence të quajtur etnomuzikologji. Etnomuzikologjia nënkupton “shkencën e muzikës së popujve”, ndërsa studiuesit që merren me të quhen etnomuzikologë. Etnomuzikologët grumbullojnë të dhëna mbi kulturën dhe muzikën e popujve dhe i përdorin si burim për kërkimet e tyre dhe si dëshmi për popujt që kanë mbajtur gjallë traditat e tyre.Etnomuzikologjia studion:origjinën e muzikësndryshimet muzikoremuzikën si simbolikëuniversalen në muzikëfunksionin e muzikës në shoqërikrahasimin mes sistemeve muzikore etj.Çmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDiskutoni ngjashmëritë dhe ndryshimet e muzikës shqiptare me atë të popujve të tjerë që njihni.Kërkim: Gjeni të dhëna mbi etnomuzikologun shqiptar Ramadan Sokoli dhe mbi muzikën popullore të krahinave të ndryshme shqiptare. Paraqitini ato në klasë.____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________107

