Page 11 - Demo
P. 11
Këngë KRIJIMTARIA DHE PERFORMANCA ARTISTIKEMexosopranoMexosopranoZërat e meshkujve si këngëtarë lirikë, në procesin e këndimit klasifikohen në: tenor, bariton, bas. Zërat e femrave si këngëtare lirike, në procesin e këndimit klasifikohen në: soprano, mexosoprano, alto. Kur thithim ajrin, kordat vokale qëndrojnë të hapura e të shtendosura, por kur flasim ose kur këndojmë, kordat vokale tendosen, afrohen dhe gati mbyllen, duke lënë vetëm një hapësirë të ngushtë, nëpër të cilën ajri kalon dhe shkakton dridhjen e tyre. Pjesët përbërëse të organit të të folurit që ju shikoni në figurën në të djathtë, janë pjesët që na mundësojnë të flasim dhe të këndojmë. Te secili prej nesh, zëri ka ngjyrë (timbër) të veçantë. Dy njerëz nuk kanë të njëjtin timbër zëri, madje ne mund ta identifikojmë tjetrin lehtësisht nëpërmjet zërit. Klasifikimi i zërave sipas moshës dhe gjinisë bëhet nëpërmjet timbrit përkatës: meshkuj, femra dhe fëmijë (zëri i të cilëve cilësohet si zë i bardhë). Kordat e zërit9

