Page 110 - Demo
P. 110
Ngjarje muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKVizatimet e shpellave, vazot e zbukurimit dhe objekte të tjera të gjetura nga arkeologët, dëshmojnë dhe dokumentojnë lidhjen e gjatë dhe të hershme që ka pasur muzika me luftën. Në lashtësi, instrumente të tilla si brirët, tamburet, trumbetat etj. përdoreshin në fushat e betejës. Sot njerëzimi përpiqet ta përdorë muzikën si një urë lidhjeje dhe bashkëpunimi mes njerëzve dhe popujve. Muzika gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore Muzika dhe lufta në shekullin XXGjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, muzika pati një funksion mjaft të rëndësishëm. Në vende të ndryshme lindën këngë popullore që tregonin për vuajtjet dhe padrejtësitë e njerëzve ose për jetën larg frontit të luftës. Shumë vende në luftë i dërgonin artistët e tyre në kampet ushtarake, për të ngritur dhe për të mbajtur lart moralin e ushtarëve.Edhe në Shqipëri gjatë dy luftërave botërore u krijuan këngë patriotike dhe më pas këngë partizane, që pasqyronin idealet e kohës.Luis Armstrong Xhazi në luftëKjo lloj muzike u luajt shpesh në zonat që ishin fronte lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të larguar vëmendjen e ushtarëve nga betejat. “Big Band” ishte një formacion muzikor i xhazit që ndiqte trupat ushtarake amerikane në marshimet e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky lloj formacioni muzikor e shpërndau stilin xhaz edhe në Evropë. Dëgjoni këngë partizane patriotike shqiptare banda muzikore muzikë xhaz etj.Muzika dhe luftaVenera e i Laselit Mozaik i lashtë, instrument muzikor (muzeu i Qasr, Libi)Shihni me kujdes figurat dhe gjeni elementin që tregon praninë e tingullit muzikor.Vëzhgoni dhe diskutoni108

