Page 111 - Demo
P. 111
Ngjarje muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKMuzika dhe luftaportofoli i punësGjatë luftës, ushtarët ishin të detyruar të kalonin muaj të tërë nëpër transhe, me këmbë të zhytura në baltë, në pritje të urdhrave për sulm. Kënga ishte një lloj forme çlodhjeje mendore dhe përmes saj, ushtarët ndiheshin të bashkuar dhe kujtonin të afërmit e tyre.Këto këngë u quajtën ndryshe këngët e transheve dhe janë një thirrje nostalgjike për vendlindjen, të afërmit dhe dashurinë.“Pianisti” i regjisorit Roman PolanskiFilmi flet për një pianist polak hebre, që mbijetoi në geton e Varshavës në Luftën e Dytë Botërore.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë muzikantë dhe artistë emigruan për t’i shpëtuar asaj dhe për të shprehur lirisht artin e tyre. “Gëzuar Krishtlindjen” i regjisorit Kristian Karion (Christian Carion). Diskutoni rreth këtyre filmave: Muzika në kampet e përqendrimitNë kampet e përqendrimit gjendeshin shumë muzikantë. Muzika luhej nga të burgosurit, por gjithmonë me kërkesën dhe nën organizimin e nazistëve për të shoqëruar marshimet e ushtarëve apo për t’u krijuar atyre atmosferë gjatë festave që organizonin.Çmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni muzikë të viteve 1900-1944 dhe gjeni ndryshimet ose të përbashkëtat, në qëllimin për të cilin u krijuan këto këngë. Kërkim: Gjeni material dhe të dhëna mbi veprën muzikore oratorio për kor dhe orkestër “Një i mbijetuar i Varshavës” të kompozitorit Arnold Shënberg (Arnold Schönberg). Shkruani mbresat tuaja rreth kësaj vepre muzikore.__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Grup muzikantësh në kampin \109

