Page 112 - Demo
P. 112
Ngjarje muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKSkellevër duke transportuar bananet Muzika në veprimtaritë e përditshme të njeriutShumë veprimtari njerëzore janë burim tingujsh dhe zhurmash. Në një fabrikë ose në një kantier, dita e punës së punëtorëve shoqërohet nga zhurmat, ashtu si dhe pjesa më madhe e punës nëpër zyra shoqërohet nga tinguj zanorë të pajisjeve elektronike, nga zilet e telefonave etj. Muzikën e dëgjojmë në makinë kur udhëtojmë, nëpër dyqane dhe në qendra tregtare, sepse mirëpret dhe mendohet se kënaq klientët etj..Këngët e punës e kanë zanafillën në shekujt XVIII dhe XIX në plantacionet e pambukut në jug të Shteteve të Bashkuara dhe këndoheshin nga skllevërit afrikanë. Ato ishin forma e parë e muzikës afro-amerikane dhe prej saj lindi muzika bluz dhe xhaz. Grupet e punëtorëve këndonin në kor, i koordinonin lëvizjet dhe u jepnin ritëm atyre. Nëpërmjet këngëve të punës, në shekullin XX, punëtorët që ndërtonin linjat hekurudhore, mbanin një ritëm konstant të rrahjeve të çekiçëve, duke iu përgjigjur të gjithë bashkë zërit udhëzues të një drejtuesi skuadre, ashtu siç bën një kor kur dialogon me një solist.Muzika dhe punaRevolucioni industrialVëzhgonidhe diskutoniShihni figurën dhe dsikutoni. Çfarë përfaqëson?Dëgjoni “The Banana Boat Song” (Kënga e varkës së bananes)\110

