Page 114 - Demo
P. 114
Ngjarje muzikore ÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIK –ARTISTIKDëgjoni Kënga “Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm” (You'll Never Walk Alone) këndohet gjithmonë nga tifozët e skuadrës angleze të futbollit “Liverpul” në çdo ndeshje të saj.Sporti sot praktikohet nga një numër shumë i madh njerëzish dhe është forma më popullore e argëtimit nëpër botë. Muzika në të ka funksione të ndryshme. Atë e gjejmë në këngët dhe tingujt e krijuar nga tifozët e skuadrave të futbollit. Këndimi i tyre i jep kurajë dhe i shton pozitivitetin skuadrës së zemrës dhe shkakton të kundërtën për skuadrën tjetër.Në manifestimet e mëdha e të përbashkëta, si në Lojërat Olimpike ose në kampionatet botërore, muzika kërkon të japë idenë e solidarizimit të sporteve dhe të njerëzve.Muzika në stadium. Tifozët e skuadrave të futbollit përdorin shpesh në këngët e tyre një teknikë interpretuese antike të quajtur antifonale. Vargu i propozuar prej drejtuesit të tifozëve, përsëritet në formën e përgjigjes nga kori. Fjalët e këngëve shprehin shumë emocion, ndërsa ritmi dhe vija melodike shpesh huazohen nga këngë të famshme dhe mjaft popullore për tifozët.Në një stadium sportiv (futbolli) tromba dhe daullja janë instrumente të veçanta (të përshtatura “për stadiumet”). Daullet përdoren për të krijuar një ritëm konstant, që shërben si Tifozët e kombëtares shqiptare sfond muzikor për ndeshjen. Muzika dhe sportiDuke parë me kujdes figurat, gjeni llojin e sportit përkatës dhe përshkruani elementet e tij. Vëzhgoni dhe diskutoni112

